Tiranë, 4 shtator 2024 – Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një takim dypalësh në MEPJ, Ministren e Punëve të Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen.
Ministri Hasani u shpreh se Shqipëria ka përparuar në zbatimin e axhendës së reformave për integrimin në BE, teksa theksoi rëndësinë e përshpejtimit të procesit të integrimit për vendet e rajonit.