Gjenocidi në Srebenicë, Ministrja Xhaçka mbështet nismën për ta shpallur 11 korrikun Ditë Përkujtimi

Në Kuvend është diskutuar sot për nismën për të shpallur 11 korrikun Ditën e Përkujtimi të Gjenocidit në Srebrenicë.
Ministrja Xhaçka ka përgëzuar deputetët për nismën, teksa i bëri thirrje të gjithëve që ta miratojnë atë në respekt të viktimave.
“Gjenocidi në Srebrenicë meriton nga të gjithë ne vetëm respektin më të plotë e trajtimin në mënyrën më solemne të mundshme e jo abuzimin për qëllime politike. Shqipëria ka mbajtur një qëndrim parimor e qartë në raport me këtë krim të tmerrshëm. Besojmë që këto krime duhen dënuar sepse përndryshe rajoni ku ne bëjmë pjesë nuk do të njohë kurrë harmoni e bashkëpunim”, deklaroi ministrja Xhaçka në Kuvend.
Më shumë se 8 mijë persona kanë humbur jetën si pasojë e Gjenocidit të Srebenicës në 1995.

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032485401237

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00