Madrid, Ministrja Xhaçka takon homologun holandez: Të nisin sa më parë negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka zhvilluar një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Holandës, Wopke Hoekstra.
Të dy ministrat ndanë të njëjtin mendim për domosdoshmërinë e fillimit sa më të shpejtë të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Ministrja Xhaçka theksoi se vetëm në këtë mënyrë do të mund të rikthehet besueshmëria e procesit të integrimit.
Kryediplomatja shqiptare ndodhet në Madrid ku po mbahet samiti NATO-s, si pjesë e delegacionit shqiptar të kryesuar nga kryeministri Edi Rama.

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032485401237

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00