Ministeriali i NATO-s në Bukuresht, Ministrja Xhaçka: Shqipëria u rikonfirmua si një faktor kyç në stabilitetin e rajonit

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s që u mbajt në Bukuresht.
Në këtë ministerial u diskutua mbi mënyrat për forcimin e qëndrueshmërisë, zhvillimin e aftësive dhe ruajtjen e pavarësisë politike të aleatëve të NATO-s, të cilët janë më të ekspozuar ndaj kërcënimit nga lindja.
“Nënvizuam se siguria e këtyre vendeve partnere ka një rëndësi të drejtpërdrejtë për NATO-n dhe rikonfirmuam angazhimin tonë për politikën e dyerve të hapura të Aleancës Atlantike. Miratuam edhe Raportin e NATO-s për Ballkanin Perëndimor dhe besojmë se ai thekson siç duhet rëndësinë strategjike të rajonit tonë për Aleancën. Shqipëria u rikonfirmua edhe në këtë ministerial jo vetëm anëtar i denjë i aleancës por një faktor kyç në stabilitetin e rajonit dhe mbarë vendeve aleate në këto kohë të trazuara për të gjithë globin”, tha ministrja Xhaçka pas takimit.

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032485401237

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00