Ministrja Xhaçka në takimin e OSBE: Rikthimi i paqes në Ukrainë, vendimtar për të ardhmen e gjithë botës

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka marrë pjesë në takimin e posaçëm online të përforcuar të Këshillit të Përhershëm të OSBE-së, për çështjen e Ukrainës.
Ministrja Xhaçka u shpreh se Rusia duhet t’i japë fund agresionit të paligjshëm në Ukrainë, duke theksuar se e gjithë bota dëshiron një paqe që respekton Kartën e OKB-së dhe parimet e OSBE-së.
Sipas saj, çdo gjë më pak se kaq, do të kishte pasoja shumë të rrezikshme për të gjithë botën.
“Shqipëria dhe populli shqiptar do të vazhdojnë të qëndrojnë në krah të Ukrainës dhe të mbështesin Ukrainën. Së bashku me partnerët tanë, ne do të vazhdojmë të ndihmojmë Ukrainën në çdo mënyrë që mundemi që ajo te mbroje veten. Jam e bindur se OSBE-ja do të vazhdojë të luajë një rol vendimtar në këtë çështje vendimtare, nga e cila varet e ardhmja e sigurisë dhe paqes në Evropë”, tha kryediplomatja shqiptare.
Si sot një vit më parë, Rusia nisi agresionin e saj ndaj Ukrainës, duke shkaktuar mijëra viktima si dhe duke rrezikuar qëndrueshmërinë e rendit botëror të bazuar në rregulla.

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032485401237

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00