Ministrja Xhaçka pret kryeparlamentarin kanadez: Të fuqizojmë shkëmbimet dhe dialogun politik të nivelit të lartë

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, zhvilloi një takim me Kryetarin e Kuvendit të Kanadasë, Anthony Rota.
Ministrja Xhaçka vlerësoi mbështetjen e Kanadasë ndaj vendit tonë, duke e cilësuar atë një mike të çmuar dhe partnere të vlefshme për Shqipërinë.
Ministrja Xhaçka dhe Anthony Rota u dakordësuan për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit Shqipëri-Kanada, në fusha të reja nga të cilat do të përfitojnë njerëzit e dy vendeve.
Kjo është vizita e nivelit më të lartë që zhvillohet nga Kanadaja në vendin tonë, gjatë së cilës krahas takimeve të nivelit të lartë, Anthony Rota do ti adresohet edhe seancës plenare të Parlamentit të Shqipërisë.
Vizita e tij vjen në kuadër të 35-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe Kanadasë.

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032485401237

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00