Ministrja Xhaçka pret zyrtaren franceze për Çështjet Evropiane: Mbështetje franceze për procesin e integrimit evropian

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka zhvilluar një takim me Sekretaren franceze të Shtetit për Çështjet Evropiane, Laurence Boone.
Ministrja Xhaçka shprehu mirënjohje ndaj Francës për kontributin e vazhdueshëm në gjetjen e rrugëve më të mira për afrimin e rajonit drejt Bashkimit Evropian.
Kryediplomatja shqiptare theksoi se Shqipëria do të vazhdojë të luajë një rol konstruktiv, stabilizues dhe proaktiv në rajon, në mënyrë që të ndihmojë në arritjen e paqes, stabilitetit, sigurisë dhe kohezionit.
Zyrtarja franceze Boone, vlerësoi mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare Shqipëri – BE dhe garantoi mbështetjen e Francës në procesin e saponisur.

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032485401237

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00