Ministrja Xhaçka takon Joao Gomes Cravinho: Portugalia mbështetëse e fortë e integrimit të Shqipërisë në BE

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, priti në një takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Portugalisë, Jao Gomes Cravinho.
Ministrja Xhaçka vlerësoi mbështetjen e Portugalisë në rrugëtimin evropian të Shqipërisë,   si dhe vizionin realist qё ajo ka ndaj Ballkanit Perëndimor.
“Ne vlerësojmë angazhimin dhe mbështetjen e Portugalisë për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në veçanti vizionin realist qё Portugalia ka ndaj rajonit tonё. Bashkarisht ndamё mendimin mbi rёndёsinё e dialogut dhe bashkёpunimit rajonal nё kuadёr tё nismave rajonale. Vlerёsojmë se ato përbëjnë shembuj pozitiv për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë pasi nxitin paqen, sigurinë dhe zhvillimin ekonomik në interes të Ballkanit Perëndimor. Sigurisht që bashkëpunimi ekonomik rajonal promovon integrimin në BE”, tha kryediplomatja shqiptare në fjalën e saj.
Gjatë fjalës së tij, Ministri Cravinho përgëzoi Shqipërinë për hapjen e negociatave dhe mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare.
“Portugalia është një mbështetëse e fortë e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe e mirëpret Shqipërinë sa më shpejt në familjen e BE, si një shtet anëtar me të drejta të plota”, tha ai.
Kjo ështe vizita e parë e Ministrit Joao Gomes Cravinho në Shqipëri, e cila përkon dhe me vizitёn e parё nё vendin tonё tё njё Ministri tё Jashtëm pas hapjes sё negociatave.

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032485401237

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00