Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, priti në një takim të Dërguarin e Posaçëm të kryeministrit britanik për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach.
Ministrja Xhaçka vlerësoi angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht vëmendjen e posaçme të MB ndaj situatave që prekin rajonin.
Duke u ndalur në marrëdhëniet dypalëshe, ata vlerësuan faktin që shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe kanë njohur rritje me 160% gjatë vitit 2022.
Dy zyrtarët shprehën nevojën për ta fokusuar bashkëpunimin në fusha konkrete si infrastruktura energjetike, infrastruktura e porteve dhe ajo rrugore, të cilat janë të rëndësishme për ndërlidhjen rajonale