Nju Jork, Ministrja Xhaçka: Shqipëria e përkushtuar për ta çuar përpara axhendën LGBTI edhe në OKB

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në eventin ministror të grupit bërthamë LGBTI të Kombeve të Bashkuara “E drejta për të qenë unë”.
Në takimin ku ishte i pranishëm edhe Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, ministrja Xhaçka theksoi se Shqipëria qëndron për pjesëmarrje të plotë, të barabartë dhe kuptimplotë të komunitetit LGBTI në të gjitha sferat e jetës publike dhe institucionale.
Sipas saj, Shqipëria mbetet e përkushtuar dhe e vendosur për ta çuar përpara këtë axhendë si çështje prioritare edhe në Kombet e Bashkuara.
Grupi Bërthamë LGBTI i Kombeve të Bashkuara është një grup joformal ndër-rajonal i Shteteve Anëtare të Kombeve të Bashkuara i themeluar në vitin 2008. Qëllimi kryesor i këtij grupi është të punojë brenda kornizës së OKB për të garantuar respektimin universal për të drejtat e njeriut dhe liritë themelore për të gjithë, veçanërisht për komunitetin LGBTI, me një fokus të veçantë në mbrojtjen nga dhuna dhe diskriminimi.

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032485401237

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00