Nju Jork, Ministrja Xhaçka takon Nasser Bourita: Maroku të njohë pavarësinë e Kosovës

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka zhvilluar një takim me Ministrin e Jashtëm të Marokut, Nasser Bourita.
Gjatë takimit në Nju Jork, Ministrja Xhaçka i kërkoi homologut maroken njohjen e Kosovës si shtet të pavarur, duke theksuar se kjo do të kontribuonte në paqen dhe stabilitetin botëror.
Në fokus të takimit ishin edhe marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve, teksa dy zyrtarët diskutuan rreth mundësive për intensifikimin e bashkëpunimit edhe në fusha të tjera me interes të përbashkët.
Ministrja Xhaçka ndodhet në Nju Jork, në kuadër të javës së Nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, si pjesë e delegacionit shqiptar të kryesuar nga kryeministri Rama.

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032485401237

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00