Zëvendësministrja Fino merr pjesë në Forumin e Prespës

Zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, znj. Megi Fino mori pjesë në Forumin e Prespës për Dialog, veprimtari e organizuar nga MPJ te Maqedonisë së Veriut, që u zhvillua në Ohër më 16-18 qershor 2022.
Në këtë forum u diskutua rreth çështjeve koherente të politikave të sigurisë, krizës në Ukrainë, sfidave të arkitekturës së sigurisë evropiane, e ardhmja e Ballkanit Perëndimor, si dhe çështje të energjisë, mjedisit, fuqizimit të rolit të gruas dhe rinisë. Në forum morën pjesë zyrtarë të lartë evropianë, presidentë nga shtetet e rajonit, ministra të jashtëm dhe ekspertë të fushës.
Në panelin “Ndërtimi së bashku i një sigurie evropiane elastike”, znj. Fino bëri një parashtrim te nevojës së bashkëpunimit të të gjithë aktoreve për të përballuar këtë krizë të shkaktuar nga agresioni i Rusisë në Ukrainë dhe nënvizoi rolin dhe angazhimet e Shqipërise si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit dhe rëndësinë e Integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Znj.Fino mori pjesë edhe në mëngjesin e punës me Ministrat e Jashtëm të rajonit dhe të dërguarit speciale për rajonin të BE-së, SHBA-së, MB-së, Gjermanisë dhe Austrisë.

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032485401237

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00