Përfaqësuesi i Përhershëm

Ambasadore Vasilika Hysi
 
Ambasadore Hysi u emërua si Përfaqësuesja e Përhershme e Shqipërisë pranë Zyrës së Kombeve të Bashkuara dhe Organizatave të tjera Ndërkombëtare në Gjenevë në korrik 2023.
 
Znj. Hysi është zgjedhur si deputete e Kuvendit të Shqipërisë për tre mandate nga 2009 deri në 2021 dhe ka mbajtur postin e Zëvendëskryetares së Kuvendit të Shqipërisë nga 2017 deri në 2021. Gjatë ushtrimit të mandateve si deputete, ka mbajtur disa funksione në Kuvendin e Shqipërisë: Kryetare e Nënkomisionit për të Drejtat e Njeriut (2013-2021); Kryetare e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut (2016); Zëvendëskryetare e Grupit Parlamentar “Miqtë e Fëmijëve” (2013-2021); Anëtare dhe sekretare e Komsionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi; Anëtare  e Komisionit për Politikën e Jashtme (2017-2021); dhe Anëtare e Komisionit për Çështjet Ligjeve, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut (2009-2021).
 
Prof. Dr. Hysi ka punuar si pedagoge me kohë të plotë për 23 vite në Departamentin e së Drejtës Penale, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Të njëjtin angazhim e ka mbajtur me kohë të pjesshme nga viti 2009 deri në korrrik 2023.  Ajo ka shërbyer në Universitetin e Tiranës si Dekane e Fakultetit të Drejtësisë (1998-2000) dhe Përgjegjëse e Departamentit të së Drejtës Penale (1993-1998). Për periudhën 2022 deri në korrik 2023 ishte anëtare e Komisionit të Përhershëm të Shkencave Sociale, Ekonomike dhe Juridike pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. 
 
Prof. Dr. Hysi ka një përvojë të gjatë si aktiviste dhe mbrojtëse e të drejtave të njeriut. Ajo u zgjodh Drejtore Ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, një organizatë jo ftimiprurësë në Shqipëri lider në fushën e drejtave të njeriut dhe e mbajti këtë pozicion nga viti 2000 deri në 2009. Gjithashtu, ajo ka qenë anëtare e Komisionit Evropian kundër Racizmit dhe Intolerancës (ECRI), Këshilli Evropës nga 2003 deri në korrik 2023. Prof. Dr. Hysi drejtoi Komisionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale nga viti 2022 deri në korrik 2023.
 
Znj. Hysi është diplomuar si juriste në Fakultetin e Shkencave Politiko-Juridike, Universiteti i Tiranës në vitin 1985. Mban gradën ‘Doktor’ në shkenca juridike prej vitit 1993 dhe në vitin 2010 mori titullin akademik ‘Profesor’ nga Universiteti i Tiranës.

Adresa

Misioni i Shqipërisë
Rue du Môle 32, 1201 Gjenevë

Tel / Fax

Tel: +4122 7311143
Fax; +4122 7388156
Nr. e emergjences: +41 79 151 85 04 / +4122 7311143

E-MAIL

mission.geneve@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00