Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Gjermani, znj. Adia Sakiqi, mori pjesë në edicionin e 27-të të “Westbalkan Salon”, një aktivitet i organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë në kuadër të dialogut mbi të ardhmen e Ballkanit Perëndimor dhe procesin e integrimit evropian.
Në panel morën pjesë Drejtori për Vendet e Evropës Juglindore në MPJ gjermane, z. Michael Reiffenstuel, si dhe ambasadorët e vendeve të rajonit.
Diskutimet u përqendruan tek bashkëpunimi rajonal, zgjerimi i Bashkimit Evropian dhe partneriteti i ngushtë ndërmjet Gjermanisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Aktiviteti shërbeu gjithashtu si një rast për të vlerësuar kontributin e z. Reiffenstuel gjatë mandatit të tij në mbështetje të stabilitetit, bashkëpunimit dhe perspektivës evropiane të rajonit.




