Në Athinë u prezantua libri “Lulja e Vlorës” e autores Dr. Anna Koen, organizuar nga Muzeu Hebraik i Greqisë dhe botimet Epikentro. Ngjarja solli në vëmendje historinë prekëse të komunitetit hebre gjatë periudhës komuniste.
Ambasadorja e Shqipërisë në Greqi, znj. Luela Hajdaraga, vlerësoi Dr. Koen si një zë të fuqishëm të humanizmit, duke theksuar rëndësinë e librit për përçimin e vlerave të mikpritjes shqiptare. Historia e familjes Koen na kujton se mikpritja dhe dashuria për njerëzit janë themelore për një të ardhme më të mirë.