Me ftesë të Ministres së Kulturës së Greqisë, znj. Lina Mendoni, u zhvillua një takim me Grupin e Grave Ambasadore të akredituara në Athinë, ku mori pjesë edhe Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Greqi, znj. Luela Hajdaraga.
Takimi u fokusua në rolin e diplomacisë kulturore si urë bashkëpunimi dhe mirëkuptimi ndërmjet vendeve, si dhe në nxitjen e dialogut për mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.
Në kuadër të aktivitetit, pjesëmarrëset vizituan Kepin e Sunios, një nga monumentet më të rëndësishme të kulturës helene, ku historia, arti dhe natyra ndërthuren në mënyrë harmonike.
Ky takim theksoi edhe një herë rëndësinë e bashkëpunimit kulturor si element thelbësor i marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe i diplomacisë bashkëkohore.
Diplomacia kulturore – ura që lidh popujt.



