Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë mori pjesë në edicionin e 28-të të Simpoziumit Ndërkombëtar SYMI, zhvilluar në Greqi, një forum i rëndësishëm ndërkombëtar që bashkoi personalitete të politikës, diplomacisë, akademisë dhe shoqërisë civile nga mbi 35 vende të botës.


Gjatë këtij aktiviteti, përfaqësues nga Shqipëria, Kosova dhe vende të tjera të rajonit kontribuuan në diskutimet mbi sfidat dhe mundësitë që lidhen me demokracinë, sigurinë, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe perspektivën e ardhshme të Evropës.

Simpoziumi SYMI vijon të përfaqësojë një platformë të rëndësishme për dialogun e hapur, shkëmbimin e ideve dhe promovimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në mbështetje të vlerave demokratike dhe multilateralizmit.
Ambasada shpreh vlerësimin e saj të veçantë për z. George A. Papandreou për mikpritjen dhe angazhimin e vazhdueshëm në ruajtjen dhe zhvillimin e kësaj tradite të çmuar të dialogut ndërkombëtar.



