Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me IdentiTek SHA dhe Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Greqi, vijon edhe këtë vit Projektin “Ishujt 2026”, për t’ju sjellë shërbimet konsullore direkt pranë jush.
Në këtë kuadër, një ekip i deleguar konsullor do të ofrojë shërbimin e aplikimit për dokumente biometrike, si dhe shërbime të tjera konsullore, në këto data dhe vendndodhje:
4-5 maj 2026 – Rodos, Rodos
Adresa: Rruga Diagoridon 3, 85100 (Në Zyrat DOPAR)
https://rb.gy/5jeysv
6-8 maj 2026 – Hania, Kretë
Adresa: Kidhonias 29, 731 35 (Salla e Shtypit të Bashkisë Hania, kati i parë)
https://rb.gy/4gb2ue
Procedura e aplikimit:
- Kryeni aplikimin për pasaportë dhe/ose kartë identiteti në platformën e-Albania
- Dërgoni email në consulate.athens@mfa.gov.al me subjekt “Ishujt 2026”, duke përfshirë emër dhe mbiemër, numrin personal (NID), kodin e aplikimit (03AT…), dhe adresën e vendbanimit në ishull
Kostoja e dokumenteve:
Pasaportë biometrike – 130 €
Kartë identiteti – 12 €
Pagesa kryhet me kartë bankare përmes POS në ambientet ku ofrohet shërbimi.
Për informacion të mëtejshëm:
consulate.athens@mfa.gov.al
+30 21 0687 6200
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi



