Banka e Shqipërisë fton të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në konkursin e hapur “Çmimi i Guvernatorit për Diplomën më të Mirë për vitin 2024”.
Konkursi u dedikohet studentëve shqiptarë të diplomuar gjatë periudhës tetor 2023 – tetor 2024, brenda dhe jashtë vendit, të cilët ftohen të konkurrojnë me punët e tyre shkencore në një nga çështjet e ekonomiksit monetar e ndërkombëtar, stabilitetit financiar, çështje të integrimit ekonomik të vendeve të Ballkanit në Evropë, politika monetare dhe politikat makroprudenciale të Bankës së Shqipërisë, politika fiskale dhe roli i tyre në ekonomi, sistemi bankar shqiptar, sjelljet e individëve dhe firmave në Shqipëri, si dhe aspekte të ekonomisë në përgjithësi.
Për fituesit e vendit të parë të dytë dhe të tretë do të dhurohet edhe një shumë monetare si më poshtë:
1. Çmimi i parë 250.000 lekë
2. Çmimi i dytë 200.000 lekë
3. Çmimi i tretë 150.000 lekë
Studentët që dëshirojnë të aplikojnë për marrjen e Çmimit duhet të paraqesin në formë elektronike (pdf) në adresën e e-mail-it public@bankofalbania.org, dokumentet e mëposhtme:
– Një letër ku shprehet interesimi i studentit për të konkurruar për Çmimin në fjalë;
– Curriculum Vitae;
– Abstraktin dhe një përmbledhje të shkurtër të gjetjeve kryesore;
– Emrin e udhëheqësit të temës dhe universitetin/fakultetin përkatës;
– Version të plotë të temës së diplomës.
Për më tepër, lutemi referojuni linkut https://rb.gy/tuobok.
Afati i fundit i dorëzimit të dokumenteve është data 31 tetor 2024.