Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Greqi, znj. Luela Hajdaraga, zhvilloi një takim kortezie me Ambasadoren e Konfederatës Zvicerane në Greqi, znj. Sonja Hürlimann.
Gjatë takimit, u shkëmbyen pikëpamje mbi forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit në fushat e ekonomisë dhe arsimit, si dhe perspektivën e integrimit evropian të Shqipërisë.
Në këtë kuadër, u theksua rëndësia e dialogut të vazhdueshëm dhe mirëkuptimit të ndërsjellë në promovimin e bashkëpunimit dhe forcimin e marrëdhënieve miqësore.



