Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Greqi, znj. Luela Hajdaraga zhvilloi një takim me kryetaren e re të Komunitetit Shqiptar në Greqi, znj. Rovena Xhori dhe me anëtarët e kryesisë.
Gjatë këtij takimi, u shkëmbyen pikëpamje mbi një sërë çështjesh që prekin komunitetin shqiptar në Greqi, forcimin e urave të bashkëpunimit me qëllim zgjidhjen e problematikave të identifikuara, zhvillimin e projekteve konkrete dhe vendosjen e takimeve të rregullta periodike, në funksion të realizimit të tyre.