Bushati në OKB: Agjendë intensive takimesh dhe fushatë për Këshillin e Sigurimit

Gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, mori pjesë në mëngjesin e punës të organizuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal në formatin e Ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, me pjesëmarrjen e Komisionerit të BE-së Johannes Hahn. Ministrat diskutuan mbi ecurinë e zbatimit të Zonës Ekonomike Rajonale, perspektivën e integrimit në BE të Ballkanit Perëndimor si dhe situatën politike e ekonomike në rajon.

Në fjalën e tij, Ministri Bushati theksoi lidhjen e drejtpërdrejtë mes konsolidimit të shtetit të së drejtës dhe mjedisit të sigurt në funksion të zhvillimit ekonomik të rajonit si dhe nënvizoi domosdoshmërinë e vullnetit politik për heqjen e barrierave që pengojnë ndërlidhjen në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ne këtë kontekst, Ministri Bushati i kushtoi rendësi të veçantë domosdoshmërisë së përfshirjes së gjithë vendeve të rajonit në hartën e ndërlidhjes telefonike dhe në zbatimin e angazhimeve për hapjen e pikave kufitare e lehtësimin e lëvizjes mes qytetarëve të rajonit. Kreu i diplomacisë shqiptare ri solli në vëmendje deklaratën e Samitit të Sofjes, e cila nënvizon rëndësinë e një tregu të vetëm për Ballkanin Perëndimor.

Ndërkaq, Ministri Bushati ishte i pranishëm në Darkën Transatlantike të organizuar nga Sekretari i Shtetit Mike Pompeo me ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, BE-së dhe vendeve partnere. Biseda u përqendrua tek çështjet e sigurisë dhe sfidat me të cilat përballen shoqëritë tona.

Ministri Ditmir Bushati gjatë qëndrimit në Nju Jork zhvilloi një takim me Ministrin për Marrëdhëniet me jashtë të El Salvadorit Carlos Castaneda dhe me Ministrin e Jashtëm të shtetit te Katarit Jassim Al-Thani. Me ministrat u diskutua mbi stadin aktual të marrëdhënieve dhe forcimin e tyre si dhe për kandidaturën e Shqipërisë për një vend jo permanent në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për periudhën 2022-2023.

Mes ministrit Bushati dhe ministrit Castaneda u firmos dhe një marrëveshja për liberalizimin e vizave për shtetasit shqiptarë. Marrëveshja ka si qëllim lehtësimin e qarkullimit të lëvizjes ndërmjet dy shteteve. Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje do të shërbejë si një nxitje e mëtejshme për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve në të gjitha fushat me interes të përbashkët, në kushtet kur dinamikat ekonomike globale kanë reduktuar distancat gjeografike, duke shtuar kështu mundësitë për shkëmbime ekonomike me përfitime të ndërsjella edhe me vende të largëta si El Salvadori, me të cilat më parë nuk kemi pasur marrëdhënie të tilla.

ADRESA

Ambasada Shqiptare
Vekiareli 7 Filothei 15237,
Athens. GR

TEL / FAX

Tel. + 30 2106876200
E hënë - enjte, ora 09:00-15:00, E premte 09:00-14:00

Tel. + 30 2106876212
E hënë - enjte, ora 09:00-15:00, E premte 09:00-14:00

Tel. + 30 2106876213
E hënë - enjte, ora 09:00-15:00, E premte 09:00-14:00
 

Tel. + 30 2106876215
E hënë - enjte, ora 09:00-15:00, E premte 09:00-14:00

Tel: Nr. i emergjencave:
+30 694165 8183 (24/7)

 

E-MAIL

embassy.athens@mfa.gov.al
Zyra Konsullore

consulate.athens@mfa.gov.al

ORARI ZYRTAR


09:00 - 17:00

Sektori Konsullor:

E Hënë - Enjte 9:00-15:00

E Premte 09.00.14.00