Delegacioni i Kuvendit të Shqipërisë zhvillon takim me Ministrin e Punës dhe Çështjeve Sociale të Greqisë, z. Kostis Hatzidakis

Delegacioni i Kuvendit të Shqipërisë zhvilloi, gjithashtu, një takim me Ministrin e Punës dhe Çështjeve Sociale të Greqisë, z. Kostis Hatzidakis.  Vëmendjen kryesore në këtë takim e zuri komuniteti shqiptar në Greqi, i integruar plotësisht në jetën ekonomike, sociale dhe kulturore të Greqisë. Z. Taulant Balla kërkoi nga Qeveria greke vijimin e lehtësimit të procedurave për punëmarrësit sezonalë.

Në frymën dhe shembullin e marrëveshjeve të ngjashme të Shqipërisë me vendet e tjera të Bashkimit Evropian, z. Balla theksoi se është e domosdoshme përmbyllja e një Marrëveshjeje me Greqinë në fushën e sigurimeve shoqërore – për njohjen e ndërsjelltë të tyre për efekt pensioni në Greqi dhe në Shqipëri. Në këtë takim, u arrit mirëkuptimi që procesi të vijojë mes ekspertëve nga ministrive përkatëse të të dy vendeve.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Vekiareli 7 Filothei 15237,
Athens. GR

Tel / Fax

Tel. +30 210 6876212
+30 2106876213
+30 2106876215
+30 210 6876200
Fax. +30 210 6876223
Nr. i emergjencave : +30 694165 8183

E-MAIL

embassy.athens@mfa.gov.al
Zyra Konsullore

consulate.athens@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Sektori Konsullor
9:00-14:30