Mbi Festivalin NdërBallkanik të Dramës Antike në Athinë

Ambasadorja, znj. Luela Hajdaraga mori pjesë në çeljen e edicionit të parë të Festivalit NdërBallkanik të Dramës Antike në Athinë, mbajtur me iniciativë të Prefektit të Qarkut të Atikës, z. Giorgos Patoulis, me qëllim rritjen e bashkëpunimit ndërballkanik në fushën e teatrit, me fokus në Dramën Antike.

Gjatë kësaj ceremonie, Prefekti i Atikës, z. Patoulis, i dhuroi Ambasadores së Republikës të Shqipërisë, znj. Hajdaraga një çmim për kontributin e saj në promovimin e kulturës dhe artit. Ambasadorja e falënderoi përzemërsisht Prefektin për çmimin dhe u shpreh se ky çmim i takon regjisorit, z. Enke Fezollari, i cili në ditët në vijim, do të prezantonte veprën “Hekuba”, si një ambasador i kulturës shqiptare, duke i uruar regjisorit shumë suksese.

Në ditën e tretë të këtij Festivali, Shqipëria u përfaqësua nga Teatri ‘‘Migjeni’’ Shkodër, me veprën “Hekuba” të Euripidit, me regji të Enke Fezollari, përkthyer në shqip nga Eleana Zhaku, ku të pranishëm ishin Ambasadorja Hajdaraga, Zëvëndës Ministrja e Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë, znj. Nina Guga, Udhëheqësi i Zyrës së Interesave të Kosovës në Greqi, z. Fitim Gllareva, si dhe diplomatë të Ambasadës Shqiptare. Enke Fezollari dhe grupi i tij i dhanë mundësinë publikut shqiptar dhe grek të shijonte një shfaqje multikulturore, një teleturgji ballkanike autentike, përmes këndvështrimit njerëzor dhe zakoneve, në veçanti sipas traditës së veriut të Shqipërisë.

Në rolin e Hekubës interpretoi Rita Gjeka Kacarosi. Në këtë shfaqje morën pjesë aktorja e mirënjohur Vefi Redhi, e cila jeton dhe punon në shtetin grek, si edhe aktori i madh, dhe njëkohësisht, Drejtor i Teatrit Shqiptar të Shkupit Adem Karaga. Gjithashtu, interpretuan aktorët Jozef Shiroka, Krist Lleshi, Fritz Selmani, Rajmonda Marku, Merita Smaja, Nikolin Ferketa dhe Aleksander Prenga. Në të këndoi Rezarta Smaja, e shoqëruar nga muzikanti Bledi Doci. Kostumet dhe skenografia ishin të Divni Gushta.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Vekiareli 7 Filothei 15237,
Athens. GR

Tel / Fax

Tel. +30 210 6876212
+30 2106876213
+30 2106876215
+30 210 6876200
Fax. +30 210 6876223
Nr. i emergjencave : +30 694165 8183

E-MAIL

embassy.athens@mfa.gov.al
Zyra Konsullore

consulate.athens@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Sektori Konsullor
9:00-14:30