Ministri Hasani: Diaspora shqiptare, rol të pazëvendësueshëm në avancimin e kauzës kombëtare

Shqiptarë nga e mbarë bota u mblodhën të enjten në Tiranë, në kuadër të Samitit III të Diasporës, për të diskutuar mbi të ardhmen e përbashkët sociale, politike dhe ekonomike të vendit.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, theksoi se Diaspora ka një rol të pazëvendësueshëm në avancimin e kauzës kombëtare dhe se samiti shërben si një mundësi për të eksploruar ide e forma konkrete bashkëpunimi.

“Rrjeti i përfaqësive të Republikës së Shqipërisë, do të jetë sytë dhe veshët e shtetit shqiptar, dera jonë e hapur për çdo burrë e grua, të ri e të re në diasporë, që do të punojë e të kontribuojë që punët e shqiptarëve të ecin përpara”, tha kryediplomati shqiptar.

Kryeministri Edi Rama vuri theksin tek nevoja e fuqizimit të ndërveprimit me Diasporën. Sipas tij, kjo është rruga për ta çuar Shqipërinë përpara dhe për t’i ngritur shqiptarët aty ku nuk kanë qenë kurrë ndonjëherë.

“Samiti është një udhëkryq ku bashkohen të gjithë pavarësisht bindjeve apo përkatësive politike, përtej të gjitha përkatësive krahinore dhe vendndodhjes së secilit. Duhet të punojmë së bashku, për t’ia dalë qëllimit tonë për realizimin e ambicieve legjitime dhe objektivave të përbashkëta”, tha ai.

Presidenti Bajram Begaj deklaroi se është e e domosdoshme përfshirja e diasporës në proceset demokratike dhe në të investuarit në vendlindje.

“Mërgata jonë është sublimim i përpjekjeve të gjata dhe të kahershme për liri, pavarësi dhe shtetndërtim, aq më tepër në samitin që i dedikohet mërgatës tonë, e cila vazhdon të jetë një katalizator i ndryshimit pozitiv kudo që jetojnë shqiptarët. Diaspora është promotorja më efiçente e kulturës dhe identitetit tonë. Kartvizita e shqiptarisë në botë“, u shpreh ai.

Samiti III i Diasporës shërben si një mundësi unike për rigjallërimin e formave konkrete të bashkëpunimit mes vendit amë dhe Diasporës, në promovim të rolit të rëndësishëm të saj në ndërtimin e një udhërrëfyesi për fatin e vendlindjes, dhe të farkëtuar për t’i rezistuar sfidave të së tashmes dhe të ardhmes.

ADRESA

Ambasada Shqiptare
Vekiareli 7 Filothei 15237,
Athens. GR

TEL / FAX

Tel. + 30 2106876200
E hënë - enjte, ora 09:00-15:00, E premte 09:00-14:00

Tel. + 30 2106876212
E hënë - enjte, ora 09:00-15:00, E premte 09:00-14:00

Tel. + 30 2106876213
E hënë - enjte, ora 09:00-15:00, E premte 09:00-14:00
 

Tel. + 30 2106876215
E hënë - enjte, ora 09:00-15:00, E premte 09:00-14:00

Tel: Nr. i emergjencave:
+30 694165 8183 (24/7)

 

E-MAIL

embassy.athens@mfa.gov.al
Zyra Konsullore

consulate.athens@mfa.gov.al

ORARI ZYRTAR


09:00 - 17:00

Sektori Konsullor:

E Hënë - Enjte 9:00-15:00

E Premte 09.00.14.00