Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Helene, z. Nikos Dendias vizitë historike në Ambasadën e RSH-së në Athinë

Të nderuar të mikprisnim në selinë e Ambasadës së RSH-së në Athinë Ministrin e Jashtëm Grek Nikos Dendias, në një vizitë miqësore e cila shënoi një moment historik në vigjilje të përvjetorit të 52-të të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve.
 
Ambasadorja e RSH-së në Athinë, znj. Luela Hajdaraga shoqëruar nga personeli diplomatik i Ambasadës kanë rezervuar një pritje të ngrohtë tradicionale shqiptare në nder të z. Dendias, i cili gjatë mandatit të tij si Ministër i Jashtëm ka kontribuar në mënyrë proaktive në lartësimin e nivelit të marrëdhënieve dypalëshe.
 
Duke e cilësuar si mik të Shqipërisë dhe shqiptarëve, Ambasadorja Hajdaraga i ka shprehur Ministrit Dendias mirënjohjen e veçantë për rolin e tij, me bindjen se lidhjet historike mes popujve tashmë janë konvertuar pakthyeshmërisht në bashkëpunime konstruktive mes dy vendeve tona dhe në rajon më gjerë.
 
Ministri Dendias ka marrë pjesë si i ftuar special nga Ambasadorja Hajdaraga, në drekën e punës shtruar në kuadër të takimit të grave ambasadore të akredituara në Greqi.
 
Faleminderit z. Ministër!
 

Adresa

Ambasada Shqiptare
Vekiareli 7 Filothei 15237,
Athens. GR

Tel / Fax

Tel. +30 210 6876212
+30 2106876213
+30 2106876215
+30 210 6876200
Fax. +30 210 6876223
Nr. i emergjencave : +30 694165 8183

E-MAIL

embassy.athens@mfa.gov.al
Zyra Konsullore

consulate.athens@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Sektori Konsullor
9:00-14:30