Tirana mikpret shqiptarët nga mbarë bota, në eventin e kthyer traditë tashmë, në Ditën Arbëreshe dhe Samitin III të Diasporës, që do të mbahet më 22 dhe 23 Nëntor.
Nën kujdesin e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka kënaqësinë t’ju ftojë në Samitin e III të Diasporës, i cili do të zhvillohet më datat 22-23 nëntor 2023, në Tiranë.
Një rikthim në vendin e Shqiponjave, duke përqafuar trashëgiminë shqiptare, Kongresi i Arbëreshëve dhe Samiti i Diasporës do të shërbejnë si pikëtakimi për t’i dhënë vëmendjen që meriton shqiptarëve në fushën e arsimit, shëndetësisë, biznesit, artit dhe kulturës, dhe duke e parë Diasporën si një vlerë dhe pasuri e kombit.
Krenarë që tashmë kemi ndërtuar një traditë disa-vjeçare të organizimit të Samitit të Diasporës, për të diskutuar mbi të ardhmen e përbashkët sociale, politike dhe ekonomike të vendit.
Samiti do të mundësojë rigjallërimin e formave konkrete të bashkëpunimit mes vendit amë dhe Diasporës, në promovim të rolit të rëndësishëm të saj në ndërtimin e një udhërrëfyesi për fatin e vendlindjes, dhe të farkëtuar për ti rezistuar sfidave të së tashmes dhe të ardhmes.
Ejani ta kthejmë këtë ditë në një projekt konkret për të ardhmen e dëshiruar të shqiptarëve.
Për pjesmarrjen tuaj, ju ftojmë të regjistroheni në linkun e mëposhtëm: