Takim me kryesinë e shoqatës së Korinthit

Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Athinë, znj. Luela Hajdaraga, bashkë me Oficeren Koordinuese për Diasporën, znj. Joneda Dodaj, kanë pritur në takim kryesinë e shoqatës së Korinthit, me të cilët kanë diskutuar mbi hapësirat dhe mundësitë e bashkëpunimit, nevojat dhe sfidat aktuale me të cilat përballet komuniteti shqiptar në Korinth.

Në fokus të diskutimeve ishte gjithashtu fuqizimi i komunikimit mes Ambasadës dhe komunitetit shqiptar në Korinth, si dhe koordinimi i aktiviteteve me institucionet shtetërore që do të mundësonin bashkëpunime të dobishme, në kuadër të ruajtjes së vlerave kombëtare dhe kulturore të diasporës.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Vekiareli 7 Filothei 15237,
Athens. GR

Tel / Fax

Tel. +30 210 6876212
+30 2106876213
+30 2106876215
+30 210 6876200
Fax. +30 210 6876223
Nr. i emergjencave : +30 694165 8183

E-MAIL

embassy.athens@mfa.gov.al
Zyra Konsullore

consulate.athens@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Sektori Konsullor
9:00-14:30