Thirrje për aplikim për dizenjim logo: "Integrimi fuqizon Shqipërinë”

Me rastin e lançimit të Blogut me titull “Integrimi fuqizon Shqipërinë”, Ministria e Punëve të Jashtme, në bashkëpunim me Rrjetin e Informimit të BE-së në Shqipëri, dhe Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, ftojnë të rinjtë për ideimin dhe dizenjimin e logos që do të përfaqësojë e shoqërojë këtë Blog (http://blogintegrimbe.euin.al/).

Blogu do të veprojë si një platformë online për paraqitjen e artikujve mbi tema që lidhen me integrimin e vendit tonë në BE. Ai synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe angazhimin e qytetarëve shqiptarë mbi çështjet dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Logo fituese duhet të jetë një krijim origjinal që reflekton përpjekjet dhe aspiratat e vendit tonë në rrugëtimin e tij drejt familjes së madhe evropiane.

Ftohen të gjithë të interesuarit të dërgojnë propozimet e tyre, deri më datë 15 maj 2016, në adresën elektronike: info@euin.al

Çdo punim i paraqitur duhet të përfshijë një logo me rezolucion të lartë dhe një shpjegim shoqërues mbi idenë dhe zgjedhjen e autorit.

Logo fituese do të vihet në përdorim në Blog dhe ideuesit të saj do t’i dorëzohet një Certifikatë dhe një Cmim (iPad) në shenjë mirënjohjeje.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Vekiareli 7 Filothei 15237,
Athens. GR

Tel / Fax

Tel. +30 210 6876212
+30 2106876213
+30 2106876215
+30 210 6876200
Fax. +30 210 6876223
Nr. i emergjencave : +30 694165 8183

E-MAIL

embassy.athens@mfa.gov.al
Zyra Konsullore

consulate.athens@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Sektori Konsullor
9:00-14:30