Ambasadori

Albanian

Ilirian Kuka
Cv në shqip:
 
Fusha Profesionale 
Diplomaci / Financa Nderkombetare 
Eksperiencat e punës 
 
2024 - ne vazhdim 
AMBASADOR i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë Ambasada Shqiptare në Hungari 
 
2018 - 2023 
AMBASADOR i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë Ambasada Shqiptare në Republikën Çeke 
Fokus kryesor rritja e marrëdhënieve politike qe u kulminua me hapjen e negociatave BE/Shqipëri gjatë muajit të parë të Presidencës Çeke të BE’së. Realizimi i Samitit BE/Ballkani Perëndimor për Punët e Brendshme dhe Drejtësinë i cili u mbajt për here te parë në Shqipëri. Rritja e shkëmbimeve në fushën ekonomike, turizmit dhe agrikulturës. Deri ne gusht te vitit 2023 vizitorët e ardhur nga Çekia u rritën me 43.5% me shumë se në tërësinë e vitit paraardhës dhe shkëmbimet ekonomike ndërmjet dy vendeve kanë arritur vlerën mbi 130 milion euro.
 
2014 – 2018 
KESHILLTAR Ambasada Shqiptare në Republikën Çeke Keshilltar për cështjet ekonomike dhe të bisnesit. 
Ka ndihmuar në rritjen e treguesve ekonomike dhe të bashkepunimit midis dy vendeve në fushat e Turizmit, Agrikulturës dhe politikës. Si rrjedhojë fluksi i turistëve cekë drejt Shqipërisë është rritur me 60% nga viti në vit për 3 vite rrjesht. Marrëdhëniet tregtare dhe shkëmbimet në nivel politik u shumëfishuan duke u kulminuar me vizitën Kryeministrit dhe të një delegacioni biznesi. Gjatë kësaj vizite u nënshkruan disa marrëveshje të rëndësishme dypalëshe në nivel shteteror dhe ndërmjet kompanive të pranishme.
 
10/2005 – 07/2007 
Drejtor i Pergjithshem Albtelecom (Tirana, Albania).
Albtelekom është kompania me e madhe e telekomunikacionit ne Shqipëri qe ofron shërbime telekomunikacioni ne një popullsi prej 2.5 milion dhe ka rreth 400,000 klientë. Si Drejtor i Përgjithshëm ka menaxhuar një buxhet prej 160 milion usd dhe rreth 2.400 punonjës. Përgjegjësitë përfshijnë, menaxhimin e burimeve njerëzore deri ne drejtimin strategjik te kompanisë. 04/2001 - 11/2005 Manager The Gillette Company / P&G (Boston, MA), Gillette është një nga kompanitë me te vjetra prodhuese e produkteve për konsumatorët ne USA e cila kishte rreth 30,000 punonjës ne 100 shtete. Ne vitin 2005, Gillette Company u ble nga gjigandi tjetër Procter & Gamble per 55 miliard USD, e cila u përfol blerja me madhe deri ne atë vit. Ne rolin e menaxherit për departamentin e Infrastrukturës te Intranetit u angazhua ne menaxhimin e 12 resurseve lokale dhe rreth 50 konsulentëve te shpërndare ne vende te ndryshme te botes. Gjate procesit te blerje, u angazhua ne rolin e Arkitektit për integrimin te sistemeve ne rajonin e Amerikës Latine. 
 
09/2000 – 4/2001 
 Drejtor Rentmaker Inc.,(Waltham, Mass.), Rentmaker Inc., është një start-up internet qe ndërtoi platforme për blerje/shitje dhe qiradhënie te mjeteve te ndërtimit. Si Drejtor i Departamentit te Shërbimeve te Internetit menaxhoi te gjitha fazat e ciklit te punës se produkteve kompiuterike. State Street Corporation (Boston, MA), Systems Officer 12/1999 - 9/2000 • State Street Corporation është je kompani menaxhimi për fondet e pensioneve. Ne rolin qe zotëronte ne kompani u aktivizua për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet departamenteve dhe implementimin e politikave me kosto efektive
 
12/1997- 12/1999 
Senior Engineer Babson College (Wellesley, MA) 
Përpunim te dhënash për gjithë stafin dhe studentet duke përdorur metodat dhe programet me te avancuara për kohen.
 
Edukimi dhe Trajnimet 
05/1993 - 04/1997 
Universiteti i Barit, Itali Diplome për Inxhinieri Elektronike, Specializimi: Telekomunikacion 
 
9/1988 - 5/1993 
Universiteti i Tiranës, Shqipëri Diplome per Inxhinieri Elektronike, Specializimi: Elektronike e Aplikuar Politekniku I Tiranës 17 Nëntori, Tirana, Shqipëri 
 
09/1984 - 06/1988 
Shkolla e mesme Elektrike, Tirane Shqiperi Diplome e shkolles se mesme per Elektronike

Postal Address

Embasy of Albania
Budapest 1062;
Andrassy ut 132; 2/3, Hungary

Tel / Fax

Tel: +3613361098
Fax. +3613361098
Numri i emergjencave +36 30 201 3676

E-MAIL

embassy.budapest@mfa.gov.al

OPENING TIMES

Monday to Thursday: 8:30-17
Friday: 8:30-14:30
Consular Services
Monday to Friday 10:00-12:00