Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Hungari mori pjesë në Ditën Ndërkombëtare të Kulturës 2026, organizuar nga universiteti ELTE, duke prezantuar kulturën, traditat dhe bukuritë turistike shqiptare. Stenda kuqezi tërhoqi një interes të jashtëzakonshëm, me pjesëmarrje dhe vizitorë të shumtë gjatë gjithë aktivitetit, duke konfirmuar edhe një herë interesin e madh për Shqipërinë dhe kulturën e saj. Stenda e Shqipërisë u vizitua edhe nga Zv. Rektori dhe drejtuesit e Universitetit. Prof. Dr. Gábor Zemplén, zëvendësrektor i Universitetit ELTE, u ndal te stenda e Shqipërisë, ku shënoi në hartë vendet që kishte vizituar gjatë turit të tij në Shqipëri, përfshirë edhe eksperiencat e tij hiking në natyrë. I impresionuar nga këto përvoja, ai u shpreh se Shqipëria është një vend shumë i bukur. Po ashtu, edhe studentët dhe vizitorët shënuan në hartë destinacionet e tyre, duke treguar interes për tu rikthyer.
Newsroom
Dita Ndërkombëtare e Kulturës 2026


