Ceremonia e hapjes se Ekspozites “Geraldina – Trëndafili i Bardhë i Hungarisë"

Me rastin e 105-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe 95-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Hungarisë, Ambasada në Budapest dhe Muzeu Kombëtar Hungarez bashkëpunuan për hapjen e një ekspozite për Geraldine Apponyi, të titulluar “Geraldina – Trëndafili i Bardhë i Hungarisë”. Çelja e ekspozitës përkon edhe me 15-vjetorin e ndarjes së saj nga jeta, më 23 tetor 2002, në Tiranë. Gjatë ceremonisë së çeljes folësit e vlerësuan Mbretëreshën Geraldinë si një personalitet që bashkon shqiptarët dhe hungarezët, si dhe kujtuan për të pranishmit mirësinë e saj, bukurinë dhe përkushtimin për emancipimin e shoqërisë shqiptare. Ekspozita do të qendrojë e hapur deri më 7 janar 2018.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Budapest 1062;
Andrassy ut 132; 2/3, Hungary

Tel / Fax

Tel: +3613361098
Fax. +3613361098
Numri i emergjencave +36 30 201 3676

E-MAIL

embassy.budapest@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E enjte: 8:30-17:00
E premte: 8:30-14:30

Shërbimi konsullor
E hënë - E premte: 10:00-12:00