Diplomacia Ekonomike

Ambasada në Budapest ka kënaqësinë t’ju informojë mbi dy botime të fundit që Agjencia shqiptare e investimeve, AIDA, ka lancuar dhe publikuar në faqen e saj të web-it. Nëpërmjet këtyre botimeve synohet që të ofrohen informacione mbi veprimtarinë dhe sektorët ekonomikë strategjikë të Shqipërisë, të tërhiqet vëmendja e investitorëve të huaj potencialë dhe të inkurajohet interesi për të investuar në Shqipëri. Botimi i parë, Albania calls- a country of opportunities, ofron të dhëna mbi klimën e biznesit, marrëveshjet e tregtisë së lirë, bazën ligjore për investimet e huaja, treguesit makroekonomikë dhe incentivat për sektorët kryesorë të investimit. Për lehtësi aksesi, mund ta gjeni dhe në variantin elektronik në adresën : http://aida.gov.al/sq/te-reja-publikime/publikime/619-albania-calls-a-co... Botimi i dytë, Bring your business to Albania, është një publikim mbi investimet strategjike dhe të huaja, mbi skemën 1 Euro dhe incentivat për sektorët potencialë, si dhe arsyet përse një investitor duhet të investojë në Shqipëri. Për lehtësi aksesi mund ta gjeni dhe në variantin elektronik në adresën : http://aida.gov.al/sq/te-reja-publikime/publikime/617-bring-your-busines... Gjithashtu në faqen zyrtare të AIDA-s, në seksionin Publikime, në linkun http://aida.gov.al/sq/te-reja-publikime/publikime do të gjeni të gjitha botimet dhe broshurat mbi sektorët e ekonomisë shqiptare, me informacione të përditësuara.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Budapest 1062;
Andrassy ut 132; 2/3, Hungary

Tel / Fax

Tel: +3613361098
Fax. +3613361098
Numri i emergjencave +36 30 201 3676

E-MAIL

embassy.budapest@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E enjte: 8:30-17:00
E premte: 8:30-14:30

Shërbimi konsullor
E hënë - E premte: 10:00-12:00