Konferencë me rastin e 100 Vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Hungari-Shqipëri

Programi Albanian Studies në Eőtvős Loránd University, Budapest ne partneritet me Institute for Foreign Affairs and Trade organizuan konferencën ndërkombëtare më 24 – 25 mars, me rastin e 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Hungari-Shqipëri dhe me rastin e 10-vjetorit të themelimit të Programit Albanian Studies. Konferenca ndërkombëtare u hap me himnet e Hungarisë dhe Shqipërisë të kënduara live nga sopranoja shqiptare Alisa Katroshi. Konferencën e përshëndeti dekani i ELTE BTK prof. dr. David Bartus. Në këtë konferencë morën pjesë: e ngarkuara me punë a.i. pranë ambasadës së Shqipërisë në Budapest znj. Gentiana Mburimi, ambasadorja e Kosovës H. E. Gjeneza Budima, konsulli i nderit i Shqipërisë në Peç z. Avni Hafuzi, drejtori i muzeut kombëtar dr. Dorian Koçi, ambasadorët: dr. Janos Husar, dr. Laslo Markusz, si dhe studiuesit: Krisztian Csaplar Degovics, Etleva Lala, Ferenc Nemeth, Edmond Malaj, Ines Murzaku, Gjon Boriçi, Alba Çela, Gellert Horvath, Eralda Methasani Çani, Musa Ahmeti, Lila Menyhart, etj. 

Adresa

Ambasada Shqiptare
Budapest 1062;
Andrassy ut 132; 2/3, Hungary

Tel / Fax

Tel: +3613361098
Fax. +3613361098
Numri i emergjencave +36 30 201 3676

E-MAIL

embassy.budapest@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E enjte: 8:30-17:00
E premte: 8:30-14:30

Shërbimi konsullor
E hënë - E premte: 10:00-12:00