Konferenca Ndërkombëtare: “Shenjtorët si promotorë të mirësisë" Rast Studimi: Nënë Tereza”.

Në datat 9-10 qershor, Programi i Studimeve Shqiptare, Fakulteti i Shkencave Humane, Universiteti Eötvös Loránd (ELTE BTK) nën kujdesin e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Hungari, organizoi Konferencën Ndërkombëtare: “Shenjtorët si promotorë të mirësisë" Rast Studimi: Nënë Tereza”.

Ligjërata kryesore u mbajt nga Prof. Dr. Ines Murzaku.

Zoterinjtë Besnik Rraci dhe Sadik Krasniqi, nga Arkivi Shtetëror i Kosovës mbajten kuntesën: Kontributi i shoqatës humanitare "Nënë Tereza" gjatë viteve 1990-1999 në Kosovë.

Z. Musa Ahmeti, Studiues në Qendrën e Studimeve Shqiptare, Budapest, mbajti kuntesën :Vizita e parë e Nënë Terezës në Shqipëri. Dr. Etleva Lala, Drejtuese e Programit të Studimeve Shqiptare, Universiteti ELTE, Budapest, mbajti kuntesën "Mënyra e fqinjësisë së Nënë Terezës ndaj fqinjësisë tradicionale në Ballkan"

Në konferencë morën pjesë e Ngarkuara me Punë e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Hungari znj. Gentiana Mburimi; Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Hungari Sh.S.Znj. Gjeneza Budima; Konsulli i Nderit i Republikës së Shqipërisë në Pecs z.Avni Hafuzi.

Konferences ju bashkuan on line studiues nga Shqipëria dhe Kosova.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Budapest 1062;
Andrassy ut 132; 2/3, Hungary

Tel / Fax

Tel: +3613361098
Fax. +3613361098
Numri i emergjencave +36 30 201 3676

E-MAIL

embassy.budapest@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E enjte: 8:30-17:00
E premte: 8:30-14:30

Shërbimi konsullor
E hënë - E premte: 10:00-12:00