Pasi udhëhoqi rezistencën e shqiptarëve kundër zgjerimit të Perandorisë Osmane për gati 25 vjet, Gjergj Kastrioti Skënderbeu ndërroi jetë në 17 Janar 1468. Ai ishte në gjendje të bashkonte fisnikët shqiptarë nën udhëheqjen e tij, të shpallte politikën e tij të luftës dhe të kundërshtonte me sukses ushtritë Osmane në fushën e betejës dhe në diplomaci. Në shenjë respekti ndaj heroit tone kombëtar, Ambasadori Spasse, Konsulli i Nderit, z. Avni Hafuzi, dhe zv. Kryetari i Bashkise së Egerit, z. Mátyás Berecz, vendosën kurora me lule në sheshin e qytetit që mban emrin e Skënderbeut. 17 Janar 2021