Këngëtari i talentuar Xhimi Lazri ofroi një shfaqje të mrekullueshme dje në Institutin Francez të Budapestit. Para një audience që përbëhej nga përfaqësues të komunitetit shqiptar në Hungari, nga studentë shqiptarë e të huaj, nga miq francezë e hungarezë, nga kolegë të trupit diplomatik, të DSB e të IWC, me një stil të admirueshëm dhe tërheqës, ai solli tingujt e mrekullueshëm të një repertori të zgjedhur këngësh shqiptare dhe franceze, moderne dhe të traditës. Interpretimet me ndjenjë të këngëve të Yves Montand, Charles Aznavour, Edith Piaf, Jacque Brel, Simon Gjoni, Tish Daija, Fitnete Tuda, Preng Jakova e Pirro Çako i emocionuan të pranishmit, të cilët vlerësuan maksimalisht artistin. Ky aktivitet u realizua nëpërmjet bashkëpunimit të Ambasadës shqiptare, Ambasadës franceze dhe Institutit Francez në Budapest, si dhe dashamirësisë së z. Lazri.
11 tetor 2019