Shërbime të Ambasadës

Për shërbimet konsullore përfaqësinë diplomatike Republikës Shqipërisë Budapest, lutemi mbani parasysh:
 

Numri i Konsullit +36 1 336 1098/103

Numri i emergjencave +36 30 201 3676. 

 

Adresa dhe orari i punës së Zyrës Konsullore është:

Embassy of the Republic of Albania in Hungary

1062 Budapest, Andrássy út 132. II/3.

Nga e hëna në të premte: 10:00-12:00.

 
gjitha veprimet konsullore Ambasada kryhen nëpërmjet shërbimit postar. Për këtë, bashku me dokumentacionin do postohet, duhet gjithashtu përfshini dhe një zarf bosh me pullë dhe adresën e dërguesit. Kjo do mundësojë kthimin e dokumenteve tek i interesuari, nëse aplikimi do kthehet për plotësim.
 
Përjashtohen nga ky rregull shërbimet, për cilat, aktet normative fuqi kërkojnë paraqitjen fizike vetë personit interesuar:
 
- Lejet e kalimit
- Prokurat
- Aplikimet për vizë
- Përgatitja e dosjes me dokumente shtetësisë
 
Shtetasit, cilët kërkojnë një shërbim caktuar konsullor, duhet paraqesin gjitha dokumentet kërkohen për atë veprim. Atyre duhet t’u bashkëlidhet lista e dokumenteve përcjella bashku me mandat pagesën  për shërbimin e kërkuar.
 
Pagesat për gjitha shërbimet  konsullore, pa asnjë përjashtim   do kryhen vetëm nëpërmjet sistemit bankar.
 

Banka: OTP BANK

Kodi SWIFT: OTPVHUHB

Mbajtësi i llogarisë: Embassy of the Republic of Albania

Numri i llogarisë në EUR: 11763842-00540881

IBAN: EU53 1176 3842 0054 0881 0000 0000

 
bazë ligjit 8977, dt. 12.12.2002, “Për sistemin e taksave RSH”, tarifat për shërbimet konsullore janë si poshtë:
 
Leje Kalimi                                30 EUR
Prokura                                     20 EUR
Praktika për lënien e shtetësisë      30 EUR
Legalizime i dokumentave per shtetasit shqiptare 15 EUR
Legalizim i dokumentave per shtetasit shqiptare te vdekur 0 EUR
Vertetime per shtetasit shqiptare 30 EUR
Perkthim i dokumentave 10 EUR/ Faqe
 
 
Informacion detajuar për shërbimet e tjera konsullore shikoni :

https://punetejashtme.gov.al/sherbimet-konsullore-online/

 

Duke filluar nga data 1 dhjetor 2018, zyra konsullore e Ambasadës në Budapest, lëshon për shtetasit shqiptarë edhe këto dokumente:

 

-          Çertifikatë Lindje                                                                               20 EUR

-          Çertifikatë Familjare                                                                           20 EUR

-          Vërtetim i verifikimit të Gjendjes Gjyqësore (Dëshmi Penaliteti)      30 EUR

-          Vërtetim i verifikimit të Vlefshmërisë së Lejes së Drejtimit të Automjetit (patentë) 30 EUR

 

Aplikimet për këto dokumente mund të bëhen on-line nëpërmjet platfromës SHKO – Shërbimi Konsullor Online:

https://punetejashtme.gov.al/aplikim-per-vertetim-certifikate-lindje/

https://punetejashtme.gov.al/aplikim-per-vertetim-certifikate-familjare/

https://punetejashtme.gov.al/aplikim-per-vertetimin-e-verifikimit-te-gjendjes-gjyqesore-deshmi-penaliteti/

https://punetejashtme.gov.al/aplikim-per-vertetimin-e-verifikimit-te-lejes-se-drejtimit-patentes-per-konvertim-ose-denoncim/

 
 
Per Martesat.
 
Shtetasit shqiptar qe duan te realizojne lidhjen e marteses me nje shtetas/e Hungarez prane autoritetit te Gjendjes Civile ne Hungari duhet te ndjekin kete procedure>
 

1.Tërheqja e Çertifikatës personale dhe leja për martesë e bashkëshortit/bashkëshortes hungareze pranë gjendjes së tij/saj civile në Hungari, përkthimi i këtyre dokumenteve zyrtarisht në shqip dhe legalizimi i tyre në Ministrinë e Jashtme të Hungarisë.

2.Dërgimi i këtyre dokumentëve pranë zyrës së Gjendjes Civile të bashkëshortit/bashkëshortes shqiptar/e në Shqipëri.

3.Tërheqja pranë zyrës së Gjendjes Civile në Shqiperi të Çertifikatës Personale dhe lejes së martesës së bashkëshortit/bashkëshortes  shqiptare, pasi i paraqiten kësaj zyre, leja e martesës së shtetasit/ses hungarez/e. Përkthimi zyrtar i Çertifikatës personale të shtetasit/ses shqiptar/e, si edhe lejen e tij/saj të marteses dhe legalizmin e këtyre dokumenteve në Ministinë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë.

4. Dërgimi i dokumentacionit pranë zyrës së gjendjes civile ku do të lidhet martesa në Hungari.

 
Mbi marrjen ose lënien e shtetësisë shqiptare
 

Personi që ka marrë premtimin e autoritetit përkatës nga shteti pritës për fitimin e shtetësisë tjetër, aplikon për heqjen dorë nga shtetësia shqiptare.

Në këtë rast, Ambasada ndihmon shtetasit me konsulencë në përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm, si edhe për procedurat që duhet të ndiqen për përkthimin dhe legalizimin e tyre, etj.

Për informacion më të gjerë dhe njohje mbi kuadrin ligjor në këtë rast, shikoni në:

http://president.al/aplikim-per-nenshtetesi/

 

 
vëmëndje
Shqipëria dhe Hungaria janë anëtare Konventës Hagës “Për heqjen e detyrimit legalizimit dokumenteve zyrtare huaja” 5 tetorit 1961, e njohur ndryshe si ”Konventa e Apostiles”.
 

Në bazë të kësaj Konvente, dokumentet pajisen me një vulë Apostille nga autoriteti kompetent i vendit ku janë lëshuar dhe më pas mund të përdoren direkt sipas interesimit të shtetasit në institucionet përkatës (zyrat e gjendjes civile, gjykatë, institucion arsimor, etj.) të vendit pritës. Në Shqipëri, autoriteti kompetent për problemet e legalizimit të dokumenteve është Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Kjo do të thotë që dokumentet e lëshuara nga institucionet shqiptare me synim përdorimi në Hungari, nuk legalizohen nga Ambasada, por pranë Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme në Tiranë.

Gjithashtu, dokumentet e lëshura nga institucionet hungareze që synohet të përdoren në Shqipëri, marrin vulën Apostile pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtare të Hungarisë.

Ju faleminderit!
 

Asistenca e mbrojtja e shtetasve vështirësi

Në situata të vështira e fatkeqësi, shtetasit shqiptarë dhe të afërmit e tyre mund t’i drejtohen kurdoherë MEPJ, Drejtorisë Konsullore dhe përfaqësive tona diplomatike e konsullore jashtë vendit, për të marrë ndihmë e për t’u këshilluar. Shtetasit mund të kërkojnë ndihmën e përfaqësive tona edhe kur u shkelen të drejtat e tyre në shtetin e rezidencës. Asistenca dhe ndihma që mund të jepet varet nga hapësirat e lejuara nga aktet ndërkombëtare dhe marrëveshjet reciproke dhe rrethanat konkrete.

 

Detaje për asistencën në përgjithësi: https://punetejashtme.gov.al/aplikim-per-asistence-te-pergjithshme/

 

Katastrofat natyrore, situatat luftarake, terrorizmi dhe rrëmbimet

Katastrofat natyrore dhe situatat luftarake

Përfaqësitë tona veprojnë menjëherë për të kontaktuar shtetasit shqiptarë në zonat e prekura nga katastrofat natyrore dhe situatat luftarake jashtë vendit. Të afërmit duhet të kontaktojnë menjëherë MEPJ, Drejtorinë Konsullore, për të dhënë informacione të vlefshme për vendndodhjen e shtetasve.

Inkurajojmë të gjithë shtetasit tanë të regjistrohen pranë Përfaqësive tona që mbulojnë shtetet ku ata qëndrojnë ose të kenë përherë me vete informacion se si mund të kontaktojnë Përfaqësitë ose MEPJ, Drejtorinë Konsullore.

Terrorizmi dhe rrëmbimet

Sulmet terroriste dhe rrëmbimet janë të mundshme. Shtetasit shqiptarë që udhëtojnë jashtë shtetit në zona të pasigurta duhet tëmbajnë parasysh se mund të gjenden në situata të tilla. Para se të qarkullojnë në vende të huaja ata duhet të informohen për rrezikshmërinë e vendit të destinacionit.

 

Vdekjet, sëmundjet dhe aksidentet e rënda

Ndihma rastet e vdekjeve

Përfaqësitë tona ndihmojnë familjen dhe të afërmit në raste vdekjesh. Ato këshillojnë, ndërmjetësojnë me autoritetet e venditpritës për përgatitjen e dokumentacionit për kryerjen e veprimeve të varrimit ose riatdhesimin me trasnporte funerale.

Në rast se shtetasit e vdekur nuk kanë të afërm në vendin e qëndrimit, Përfaqësitë interesohen për të njoftuar e  kontaktuar familjarët në Shqipëri përmes MEPJ.

Asistenca për sëmurët ose aksidentuarit rëndë

Përfaqësitë ndihmojnë të sëmurët ose të aksidentuarit rëndë. Nëse këta shtetas nuk kanë të afërm, përmes Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme njoftohen familjarët në Shqipëri

ndaluarit, personat nën hetime dhe burgosurit

Përfaqësitë tona interesohen dhe ndihmojnë shtetasit e ndaluar, nën hetime apo të burgosur. Ato ndërhyjnë tek autoritetet vendase për të mbrojtur të drejtat e shtetasve dhe për të garantuar të drejtën për hetime e gjykime të paanshme. Ndërhyjnë përtë mos lejuar keqtrajtimin e të burgosurve dhe sigurimin e kushteve normale, në raport me standardet e vendit pritës, të mbajtjes në burg.

Me dëshirën e shtetasve, Përfaqësitë rekomandojnë avokatë dhe përkthyes të njohur prej tyre. Njoftojnë përmes MEPJ, DrejtorisëKonsullore, të afërmit dhe familjarëve. Por Përfaqësitë nuk mund të marrin përsipër përfaqësime në procese gjykimi si avokatë mbrojtës.

Shtetasit e ndaluar, të hetuar dhe të burgosurit mund të mos lejojnë njoftimin e Përfaqësisë tonë dhe kontaktimin e tyre. Në këto raste, as familja e të afërmit nuk mund të ndihmohen nga Përfaqësitë tona për t’u lidhur e për t’u informuar për ta.

Për më shumë: https://punetejashtme.gov.al/aplikim-per-asistence-per-shtetasit-shqiptare-te-ndaluar-ose-te-burgosur/

 

Ndihma rastet e humbjes kontakteve

Kur humbin kontaktet me shtetasit jashtë vendit, të afërmit e tyre i drejtohen MEPJ, Drejtorisë Konsullore, ose përfaqësive tona. Përpjekjet që do të bëhen për rivendosjen e kontakteve do të jenë të suksesshme në varësi të saktësisë së informacionit që do të ofrojnë të afërmit.

Të afërmit duhet të mbajnë parasysh se strukturat e Shërbimit Konsullor nuk kanë të drejtë të ndërhyjnë në privatësinë e shtetasve. Ato nuk kanë të drejtë të kërkojnë, pa dëshirën e shtetasve, lidhjen me të afërmit e tyre.

Për më shumë: https://punetejashtme.gov.al/aplikim-per-asistence-per-shtetasit-shqiptar-te-humbur/

 

Asistenca financiare për riatdhesimin

Shpenzimet për riatdhesimin e shtetasve nuk përballohen nga shteti. Janë vetë shtetasit ose afërmit e tyre duhet bëjnë pagesat për udhëtim e kthimit dhe lëshimin e dokumenteve nevojshme.

Lëvizja e lirë vendet e hapësirës Schengen

Vendet cilat nuk ka nevojë për vizë

Vendet në të cilat shtetasit shqiptarë nuk kanë nevojë për vizë e që zbatojnë rregullat e hapësirës Shengen janë:

Austri, Belgjikë, Bullgari, Danimarkë, Estoni, Finlandë, Francë, Greqi, Gjermani, Holandë, Islandë, Itali, Letoni, Lihtenshtejn, Lituani, Luksemburg, Maltë, Norvegji, Poloni, Portugali, Qipro, Republika Çeke, Rumani, San Marino, Sllovaki, Slloveni, Spanjë, Suedi, Zvicër.

 

Afatet dhe motivet e qëndrimit pa vizë

Afatet e qëndrimit

Shtetasit shqiptarë mund të qëndrojnë në vendet si më sipër për 90 ditë brenda një periudhe 6 mujore. Numërimi i ditëve të qëndrimit fillon në momentin e hyrjes së parë. Nga data e hyrjes së parë llogaritet gjashtëmujori përgjatë të cilit shtetasit nuk mund të kalojnë afatqëndrimin prej 90 ditësh. Për hyrje-dalje të shkurtra, afati i qëndrimit është shuma e ditëve për secilin udhëtim.

Nëse përgjatë një gjashtëmujori shtetasit nuk qëndrojnë 90 ditë të plota, ditët e mbetura nuk kalojnë e përllogariten si shtesë e afatqëndrimit të lejuar në gjashtëmujorin pasardhës.

Mosrespektimi i afatqëndrimit 90 ditor për gjashtëmuaj përbën shkelje të legjislacionit të vendeve të Shengen-it. Shtetasit që thyejnë këtë afat penalizohen me gjoba ose me ndalim të hyrjes në të gjithë hapësirën e Shengen-it.

Motivet e qëndrimit

Motivi i vetëm i qëndrimit pa vizë në hapësirën e vendeve të Shengen-it është qëndrimi afatshkurtër për qëllime turizmi, kontakte pune, biznesi, aktivitete kulturore dhe vizita familjare. Shtetasit nuk kanë të drejtë të shfrytëzojnë qëndrimin pa vizë për qëllime punësimi, trajtime shëndetësore ose shkollim.

Për të qëndruar tej afatit 90 ditë për 6 muaj, shtetasit janë të detyruar të kërkojnë vizë qëndrimi, ose e ashtuquajtur vizë e tipit D. Me këtë vizë garantohet marrja e lejes së qëndrimit për motive qëndrimi afatgjatë

 

Dokumentacioni i nevojshëm

Kërkesë parësore është paraqitja e pasaportës së vlefshme biometrike. Në përputhje me motivin e udhëtimit shtetasi është i detyruar të justifikojë me dokumente mbështetëse, nëse kërkohen, motivin e udhëtimit dhe aftësinë e tij për të përballuarfinanciarisht udhëtimit. Autoritetet kufitare të huaja kanë të drejtë të refuzojnë hyrjen shtetasit, i cili nuk është në gjendje mjaftueshëm të justifikojë motivin e udhëtimit.

Hyrja në hapësirën Schengen u refuzohet personave, të cilët më parë janë dënuar nga njëri prej vendeve Schengen për mosrespektim të legjislacionit të qëndrimit

 

Informimi për bllokimin hapësirën Schengen

Si rregull nëse një shtetas është ndaluar hyjë hapësirën Schengen duhet kërkojë informacion nga vendi ka bërë bllokimin. Vetëm vetë shtetasi ka drejtë kërkojë këtë informacion. Për këtë ai duhet t’i drejtohet autoriteteve vendit ose përfaqësisë diplomatike e konsullore tij

 

 

Regjimi i vizave për shtetasit shqiptarë

 

Regjimi i vizave për shtetasit shqiptarë

 

Dokumentacioni i nevojshëm për marrjen e vizave të huaja

Dokumentacioni që duhet të sigurojnë shtetasit për të marrë vizë është i ndryshëm në funksion të legjislacionit të huaj dhe qëllimit të udhëtimit. Si rregull, shtetasit duhet të kenë pasaportë udhëtimi me vlefshmëri të mjaftueshme, të plotësojnë formularin e aplikimit, të paraqesin ftesën apo garancinë nga pritësi në vendin e huaj, si edhe siguracionin e udhëtimit/shëndetit për raste urgjence mjekësore dhe riatdhesim.

 

Në faqet elektronike të ministrive të vendeve të huaja apo vetë ambasadave të tyre ofrohet zakonisht informacion i nevojshëm.

 

Regjimi i vizave

Informacioni që jepet në tabelën bashkëlidhur është vetëm orientues, sipas të dhënave më të fundit që disponon MPJ. Shtetasitpara se të udhëtojnë duhet të kontaktojnë me përfaqësinë më të afërt të vendit destinacion për t’u informuar për kushtet e hyrjese daljes në këtë vend.

 

MPJ nuk është përgjegjëse për ndryshime ose pasaktësi në informacionin e dhënë.

 

Për vendet ku shtetasit nuk kanë nevojë për vizë afatshkurtër (shih në tabelë kolonën “Vizë Afatshkurtër”), informacioni“Përfaqësia ku aplikohet” jepet për rastet nëse ata do të kenë nevojë të kërkojnë vizë qëndrimi (vizë e ngjashme me atë tipit D).

 

Bashkëlidhur tabela me vendet: https://punetejashtme.gov.al/regjimi-i-vizave-per-shtetasit-shqiptare/

 

https://punetejashtme.gov.al/wp-content/uploads/2018/11/1-regjimi-i-vizave-per-shtetasit-shqiptare-27.11.2018.pdf

 

 

Çfarë duhet të kenë parasysh shtetasit para se të udhëtojnë?

Shtetasit duhet të sigurohen nëse në vendet ku do të shkojnë ka trazira politike, katastrofa, sëmundje dhe epidemi apo është e nevojshme të vaksinohen. Është e rekomandueshme të njihen më parë, aq sa është e nevojshme, për traditat, zakonet, doket e vendeve ku do të shkojnë.

 

Para udhëtimit shtetasit duhet të kenë me vete adresat e përfaqësive  shqiptare që mbulojnë vendet ku do të kalojnë: https://punetejashtme.gov.al/perfaqesite-shqiptare-ne-bote/

 

 

Regjimi i vizave për të huajt

 

Regjimi i vizave

Regjimi i vizave për të huajt përcaktohet në bazë të Ligjit 108/2013 “Për të Huajt” dhe VKM nr. 513/2013 “Për trajtimin e të huajve, i ndryshuar”.

1) Hyjnë pa vizë në Shqipëri:

a) Të huajt që kanë një vizë të vlefshme Shengen, me shumë kalime, e cila është përdorur më parë në një nga vendet e hapësirës Shengen, ose që kanë një leje të vlefshme qëndrimi në një nga vendet e hapësirës Shengen;

b) Të huajt që kanë një vizë të vlefshme të SHBA ose të Mbretërisë së Bashkuar, me shumë kalime, e cila është përdorur më parë në një nga këto vende, ose kanë leje të vlefshme qëndrimi në SHBA ose në Mbretërinë e Bashkuar.

2) Shtetasit e vendeve të mëposhtme: Arabi Saudite, Bahrejn, Bjellorusi, Katar, Oman, Rusi dhe Tajlandë mund të hyjnë në Shqipëri pa viza afatshkurtër (tipi C) për motive turizmi në periudhën 1 prill 2019 – 31 tetor 2019. Shtetasit nga Republika Popullore e Kinës e kanë këtë periudhë 1 mars 2019 – 31 tetor 2019;

3) Viza D e qëndrimit është e nevojshme për të huajt që do të qëndrojnë në Shqipëri më shumë se 90 ditë gjatë një periudhe gjashtëmujore (90/180 ditë) dhe që do të kërkojnë pranë organeve të migracionit leje qëndrimi;

4) Bashkëlidhur gjeni tabelën me regjimin e specifikuar të vizave për secilin vend të huaj: https://punetejashtme.gov.al/regjimi-i-vizave-per-te-huajt/

5) Të huajt nga vende që nuk janë përfshirë në tabelë kanë nevojë për vizë para se të udhëtojnë në Shqipëri dhe aplikimet mundt’i paraqesin në përfaqësinë më të afërt nga vendi i tyre i origjinës ose rezidencës: https://punetejashtme.gov.al/aplikim-per-vize/

 

Procedurat për vizat

1) Lëshimi i vizave afatshkurtër (tip C);

2) Lëshimi i vizave të qëndrimit (tip D);

3) Lëshimi i vizave aeroportuale (tip A);

4) Formulari i vizave: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9759

 

Legalizimi dhe apostilimi i dokumenteve

Të gjithë dokumentet e lëshuara nga administrata shqiptare e të destinuara për t’u përdorur jashtë shtetit duhet të jenë të legalizuara. Të legalizuara duhet të jenë edhe dokumentet e huaja që do të paraqiten në autoritetet tona.

 

Legalizimi i dokumenteve në përfaqësitë tona dhe në MPJ

Legalizimi është procedura e njohjes së rregullshmërisë së dokumentit të huaj. Për këtë diplomatët konsullorë konfirmojnë funksionarin përgjegjës dhe institucionin, përkatësisht duke vërtetuar nënshkrimin dhe vulën. Më parë autoriteti që lëshon dokumentin duhet të ketë njoftuar personat që kanë të drejtë të lëshojnë dokumente dhe depozituar nënshkrimet e tyre.

 

Autoritetet përgjegjëse për legalizimin e dokumenteve për secilin vend të huaj mund të gjenden në faqet zyrtare të ministrive të jashtme.

 

Legalizimi i dokumenteve shqiptare për përdorim jashtë shtetit dhe legalizimi i dokumenteve të huaja për tu paraqitur në autoritetet shqiptare rregullohet me VKM nr. 134, datë 07.03.2003.

 

Bashkëlidhur lista e vendeve, për të cilat kërkohet legalizimi i dokumenteve:

https://punetejashtme.gov.al/wp-content/uploads/2018/06/0612.pdf

 

Apostilimi i dokumenteve

Shqipëria është anëtare e Konventës së Hagës “Për heqjen e detyrimit të legalizimit të dokumenteve zyrtare të huaja” të 5 tetorit 1961, që do të thotë se dokumentet shqiptare që do të përdoren në vendet anëtare të së njëjtës Konventë, si dhe anasjelltas, nuk do të legalizohen nga përfaqësitë diplomatike e konsullore. Për më shumë:

https://www.hcch.net/en/instruments/conventions/specialised-sections/apostille

 

Në bazë të kësaj Konvente, dokumentet pajisen me një vulë Apostille nga autoriteti kompetent i vendit ku janë lëshuar dhe më pas mund të përdoren direkt në institucionin përkatës (Gjendje civile, gjykatë, institucion arsimor, etj) të vendit pritës.

Autoritetet përgjegjëse për apostilimin e dokumenteve gjenden në adresën:

https://www.hcch.net/en/instruments/conventions/authorities1/?cid=41

 

Bashkëlidhur lista e vendeve, për të cilat kërkohet apostilimi i dokumenteve:

https://punetejashtme.gov.al/wp-content/uploads/2018/06/0611.pdf

 

Vendet për të cilat nuk kërkohet legalizimi/apostilimi i dokumenteve

Me marrëveshje dypalëshe, dokumentet për disa vende (Hungaria, Republika Çeke, Rumania, Rusia dhe Sllovakia) pranohen direkt pa pasur nevojë të legalizohen apo apostilohen.

Bashkëlidhur lista e vendeve, dokumentet e të cilave pranohen pa u legalizuar apo apostiluar:

https://punetejashtme.gov.al/wp-content/uploads/2018/06/0612.pdf

 

Institucionet përgjegjëse

Në Shqipëri, autoriteti përgjegjës për legalizimin e apostilimin e dokumenteve është MEPJ, Drejtoria Konsullore. Në vende të tjera mund të jetë Ministria e Jashtme, Ministria e Drejtësisë, apo edhe struktura të ndryshme lokale.

 

Paraqitja e dokumenteve për legalizim

Paraqitja e dokumenteve për legalizim jashtë shtetit bëhet direkt në përfaqësitë tona jashtë shtetit.

Paraqitja e dokumenteve për legalizim në Shqipëri bëhet përmes shërbimeve postare.

 

 

Pajisja me kartë identiteti dhe pasaportë biometrike

 

Aplikimi pranë Zyrave të Gjendjes Civile

Për të aplikuar për pasaportë biometrike shtetasit shqiptarë duhet të paraqiten personalisht pranë Zyrave të Gjendjes Civile ku janë të regjistruar.

Aplikimi i shtetasve nën moshën 16 vjeç për pasaportë biometrike, bëhet vetëm në prezencë të paktën të njërit prej prindërve, të kujdestarit ligjor ose të përfaqësuesit të caktuar me prokurë të posaçme noteriale.

Pasaporta biometrike ka vlefshmërinë deri në 10 vjet. Pasaportat për fëmijët deri në moshën 16 vjeç kufizohen në afat deri në 5 vjet.

Shtetasit deri në 6 vjeç pajisen me pasaportë biometrike pa u marrë shenjat e gishtave, por kurdoherë duke qenë prezentë në procesin e aplikimit.

Pajisja me pasaportë biometrike pranë zyrave të gjendjes civile bëhet brenda 15 ditëve nga data e aplikimit. Në momentin e marrjes në dorëzim të kësaj pasaporte, shtetasit vihen në dijeni për pavlefshmërinë e pasaportës së mëparshme.

Pasaporta biometrike mund të tërhiqet pranë drejtorive/komisariateve të policisë nga aplikanti, përfaqësues ligjor, përfaqësuesi me prokurë të posaçme ose nga një pjesëtar i afërt i familjes (bashkëshorti/ja, prindi, fëmija).

Në pasaportën e re nuk lejohet të bëhen shënime për fëmijë të vegjël apo për zgjatje afati.

 

Aplikimi pranë Përfaqësive tona jashtë shtetit

Shtetasit shqiptarë me banim jashtë shtetit, mund të aplikojnë për t’u pajisur me pasaportë biometrike ose kartë identiteti në njërën nga përfaqësitë:

Ambasada Athinë, Konsullata e Përgjithshme Selanik, Ambasada Romë, Konsullata e Përgjithshme Milano, Misioni pranë BE-së në Bruksel, Ambasada Londër, Zyra Konsullore Nju Jork dhe Ambasada Bernë.

 

Lëshimi i lejeve të kalimit

Lejet e kalimit lëshohen për të lejuar shtetasit që nuk kanë pasaportë të riatdhesohen. Me leje kalimi mund të hyjnë në Shqipëri dhe të huajt rezidentë, të cilët kanë humbur pasaportën jashtë shtetit.

Për më shumë: http://punetejashtme.gov.al/aplikim-per-leje-kalimi/

 

 

Aktet noteriale konsullore dhe përkthimi i dokumenteve

 

Aktet noteriale konsullore

Për sa nuk kufizohen nga legjislacioni, Përfaqësitë e Shqipërisë lëshojnë me kërkesë të shtetasve dhe përpunojnë aktet noteriale si procesverbale, deklarata, autorizime, prokura të thjeshta, vërtetojnë nënshkrime, kopje ose ekstrakte dokumentesh.

 

Prokurat e thjeshta

Diplomatët konsullorë lejohet të redaktojnë prokura të thjeshta, me të cilat nënkuptohen prokura të caktuara të posaçme. Përmes tyre kalohen tagra përfaqësimi për veprime të thjeshta administrative, të cilat nuk synojnë lindjen, ndryshimin ose shuarjen e të drejtave e detyrimeve të pronësisë të të përfaqësuarit.

 

Për lëshimin e prokurave shtetasit paraqiten personalisht në përfaqësitë tona diplomatike e konsullore.

Për më shumë: http://punetejashtme.gov.al/aplikim-per-prokure-te-posacme/

http://punetejashtme.gov.al/aplikim-per-deklarate-noteriale/

 

Përkthimi i dokumenteve

Përfaqësitë përkthejnë dokumente, kryesisht të gjendjes civile, nga gjuha e vendit në atë shqipe dhe anasjelltas, të cilat do të përdoren më tej në procedura administrative. Por ato dhe mund të vërtetojnë rregullshmërinë e përkthimit.

Për më shumë: http://punetejashtme.gov.al/aplikim-per-perkthim-dokumenti/;

 

 

Ju faleminderit!

 

 

Zyra Konsullore

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Hungari

Adresa: 1062 Budapest, Andrássy út 132. II/3.

Tel: +36-1-3361098

E-mail: embassy.budapest@mfa.gov.al

Orari i punës: E hënë-e premte 10:00-12:00

 

Adresa

Ambasada Shqiptare
Budapest 1062;
Andrassy ut 132; 2/3, Hungary

Tel / Fax

Tel: +3613361098
Fax. +3613361098
Numri i emergjencave +36 30 201 3676

E-MAIL

embassy.budapest@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E enjte: 8:30-17:00
E premte: 8:30-14:30

Shërbimi konsullor
E hënë - E premte: 10:00-12:00