Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë znj. Evis Kushi u takua me Ministren hungareze të Shtetit për Familjen, Novák Katalin, me të cilën ndanë përvojat e dy vendeve në lidhje me arsimin dhe rininë. Në fokus të diskutimit ishte gjithëpërfshirja në arsim, si dhe politikat në mbështetje të fëmijëve që vijnë nga grupet vulnerabël, nxënësit me aftësi ndryshe, por edhe nxënësit e talentuar që të arrijnë potencialin e tyre maksimal.
8.06.2021