Articles

Njoftim!

Albanian

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Romë po ndjek nga afër situatën e aksidentit të automjetit, ku udhëtonin turistë shqiptarë në Katania, Siçili.

 

Për çdo nevojë, jemi në gatishmëri të plotë për t'iu përgjigjur kërkesave dhe nevojave eventuale të shtetasve tanë, në numrin e kontaktit: +39 344 4951075.

Çmimi letrar "Giuseppe Acerbi"

Albanian

Çmimi letrar "Giuseppe Acerbi"; Narrativë për të njohur dhe bashkuar popujt.

Në edicioni XXXII 2024 dedikuar letërsisë shqipe, finalistë ishin autorët Anilda Ibrahimi, Tom Kuka dhe Virgjil Muçi, me veprat e tyre “Doja të isha Madame Bovary”, “Flama” dhe Piramida e Shpirtrave”.

Në këtë edicion, më 6 korrik 2024, Juria vendosi që çmimi "Giuseppe Acerbi" 2024 t’i shkojë autores Anilda Ibrahimi me “Doja të isha Madame Bavary”.

Takimi me përfaqësues të Urdhrit të Kontabilistëve të Rajonit Campagna

Albanian

Në vijim të konferencës "Mundësitë për bizneset italiane në Shqipëri" që organizuam majin e kaluar në Napoli, në bashkëpunim me Ordine dei Dottori Commercialisti e degli Esperti Contabili të Rajonit Campania dhe IACB - Italia Albania Business Council, më 12 korrik 2024 patëm kënaqësinë të mirëpresim në takim në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë Romë disa nga përfaqësuesit si Francesco Corbello, Umberto Pagano dhe Stela Gazheli.
 

Ismail Kadare 1936-2024

Albanian

Shqipëria institucionale, akademike, kulturore dhe shqiptarët vetë, ulin flamurin ne gjysmështizë, më 2 dhe 3 korrik 2024, për ndarjen nga jeta të shkrimtarit tonë të madh, Ismail Kadare, me veprën e të cilit u rritën dhe u formuan dhjetëra breza në Shqipëri dhe kudo që flitet gjuha shqipe.

Biografi nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë.

Prezantimi i librit "Dëgjoje veten tënde"

Albanian

Ambasadorja Anila Bitri Lani së bashku me deputetin Arnaldo Lomuti, Kryetar i Seksionit Ndërparlamentar Dypalësh të Miqësisë Itali-Shqipëri, prezantuam në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Romë botimin në gjuhën shqipe të autorit indian Prem Rawat, me titull "Dëgjoje veten tënde", përkthyer nga shkrimtarja Diana Çuli, botim i shtëpisë botuese Fenix.

Vizita e Shkollës Rajonale së Administratës Publike të Ballkanit Perëndimor

Albanian

Me datë 13 qershor 2024, studentë të Shkollës Rajonale të Administratës Publike të Ballkanit Perëndimor (ReSPA), zhvilluan një vizitë në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Romë, ku u pritën nga i deleguari i Ambasadores, diplomati Françesk Fusha.
 

Prezantimi i librit “Gruaja Arbëreshe: dje, sot dhe nesër…. mes të shenjtës dhe profanes"

Albanian

Ambasadorja Anila Bitri Lani mori pjesë në prezantimin e librit “Gruaja Arbëreshe: dje, sot dhe nesër…. mes të shenjtës dhe profanes" të Emilia Blaiotta, Lucrezia Lindia, Flavia D'agostino dhe Lucia Martino, i cili është përzgjedhur për Çmimin Bancarella Anno 2025, i cili zhvillohet në Pontremoli, "Qytet i Librit".

Konferenca: "Mundësitë për Kompanitë Italiane në Shqipëri"

Albanian

Me datë 29 maj 2024, u zhvillua në Napoli konferenca: "Mundësitë për Kompanitë Italiane në Shqipëri", e cila u organizua nga Ambasada e Shqipërisë në Itali, në bashkëpunim me Ordine dei Dottori Commercialisti e degli Esperti Contabili della Regione Campagna e IACB - Italia Albania Business Council, si dhe me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve rajonale dhe vendore, operatorëve ekonomikë, ekspertëve dhe sipërmarrësve të interesuar për të investuar në Shqipëri.

Presidenti Begaj vijon turin tek arbëreshët në Kalabri

Albanian

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me datë 1 maj vijoi turin në Kalabri me vizitat në katundet arbëreshe të pavizituara më parë më parë nga presidentët shqiptarë. San Martino di Finita, San Benedetto Ullano dhe Cerzeto ishin tre komunat e tjera të Kozencës që mikpritën sot Kryetarin e Shtetit. 

Prezantimi i librit “Gli Sbarchi Albanesi in Italia nei Primi Anni Novanta”

Albanian

“Gli Sbarchi Albanesi in Italia nei Primi Anni Novanta” i autorit arbëresh Mario Calivà, botuar nga Besa editrice, mblodhi mè 29 prill 2024, në Ambasadën shqiptare në Romë, miq të mirë të Shqipërisë.

Pas mirëseardhjes drejtuar miqve dhe të ftuarve, Ambasadorja Anila Bitri Lani, u ndal në saktësinë dhe ndjeshmërinë e veçantë me të cilën autori arbëresh i është qasur “mbërritjes” së shqiptarëve në brigjet italiane.

Pages

Adresa

Ambasada Shqiptare
Via Asmara nr.5 - 00199
Romë - Itali

Tel / Fax

Tel: 00 39 06/86224110
Fax: 00 39 06/86224120
Zyra Konsullore
Tel: +39 06/86224115
Nr. i emergjences:+39 344 495 1075

E-MAIL

embassy.rome@mfa.gov.al konsullore.rome@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00

Orari zyrtar për
Zyrën Konsullore
09.00 - 17.00