Me datë 29 maj 2024, u zhvillua në Napoli konferenca: "Mundësitë për Kompanitë Italiane në Shqipëri", e cila u organizua nga Ambasada e Shqipërisë në Itali, në bashkëpunim me Ordine dei Dottori Commercialisti e degli Esperti Contabili della Regione Campagna e IACB - Italia Albania Business Council, si dhe me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve rajonale dhe vendore, operatorëve ekonomikë, ekspertëve dhe sipërmarrësve të interesuar për të investuar në Shqipëri.
Gjatë fjalës së saj, Sh.E. Ambasadorja Anila Bitri Lani, pasi ritheksoi faktin se bashkëpunimi ekonomik mes Shqipërisë dhe Italisë është një element kyç për marrëdhëniet tona të shkëlqyera dypalëshe, ekspozoi gjerësisht mundësitë e shumta që ofron Shqipëria për investime nga kompanitë italiane, duke renditur politikat e shumta favorizuese të miratuara Qeveria shqiptare, së bashku me mjedisi rregullator dhe stimujt tatimorë, që e bëjnë vendin tonë një destinacion tërheqës për biznesin ndërkombëtar.
Ambasadori Bitri Lani përfundoi me një ftesë të hapur për të gjithë pjesëmarrësit, duke nënvizuar faktin se “investimi në Shqipëri përfaqëson një mundësi strategjike për kompanitë italiane, falë një mjedisi miqësor ndaj biznesit, kostove konkurruese, një fuqie punëtore të kualifikuar dhe një aksesi të lehtësuar në tregjet rajone dhe ndërkombëtare. Perspektivat e rritjes në sektorë të ndryshëm kyç dhe strategjikë ofrojnë ende mundësi të shumta për sipërmarrësit italianë që kërkojnë të zgjerojnë bizneset e tyre në një treg dinamik dhe në rritje, siç është ai i Shqipërisë”.