Kryeministri Edi Rama vizitë dyditore në Romë

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani, Ministri i Financave dhe Ekonomisë Ervin Mete, Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj, Ministrja e Kulturës Elva Margariti dhe Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit Delina Ibrahimaj, zhvilloi në 26 dhe 27 shtator 2023, një vizitë dyditore në Romë. 

 

Kryeministri Edi Rama dhe delegacioni zyrtar që e shoqëronte u prit nga Kryeministrja italiane Giorgia Meloni në Palazzo Chigi. 

Marrëdhëniet dypalëshe, integrimi evropian, aleanca në NATO, sfidat aktuale dhe të së ardhmes ishin temat kryesore që u trajtuan në takimet zyrtare. 

 

Në kuadër te vizitës së tij në Romë, Kryeministri Edi Rama bashkëkryesoi me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm italian, Antonio Tajani, Mbledhjen e dytë të Komitetit të Përbashkët për Investimet, Çështjet Ekonomike dhe Sociale Shqipëri-Itali, për të koordinuar planet dhe projektet konkrete të bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, sigurisë, turizmit, kulturës, dhe në atë sociale, për të pasuruar dhe forcuar partneritetin strategjik mes vendeve tona. 

 

Në Mbledhjen e dytë të Komitetit të përbashkët për Investimet, Çështjet Ekonomike dhe Sociale Shqipëri-Itali, nga pala italiane morën pjesê Ministri i Bujqësisë, Sovranitetit Ushqimor dhe Pylltarisë Francesco Lollobrigida, Ministri i Mjedisit dhe Sigurisë së Energjisë Gilberto Pichetto Fratin, Nënsekretari i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, Tullio Ferrante; etj. 

 

Gjatë vizitës se tij zyrtare ne Rome, Kryministri Edi Rama, u prit ne takim te veçante nga Kryetari i Senatit të Republikës Italiane Ignazio La Russa.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Via Asmara nr.5 - 00199
Romë - Itali

Tel / Fax

Tel: 00 39 06/86224110
Fax: 00 39 06/86224120
Zyra Konsullore
Tel: +39 06/86224115
Nr. i emergjences:+39 344 495 1075

E-MAIL

embassy.rome@mfa.gov.al konsullore.rome@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00

Orari zyrtar për
Zyrën Konsullore
09.00 - 17.00