• Marrëveshja për heqjen e vizave për Pasaportat e Shërbimit dhe Diplomatike. (1991)
• Marrëveshja për Luftën kundër Krimit të Organizuar dhe Drogës (1991)
• Marrëveshja për Mbrojtjen dhe Nxitjen e Investimeve (1991)
• Marrëveshja për Bashkëpunimin Ekonomik Industrial dhe Tregtar (1992)
• Marrëveshja për Transportin e Udhëtarëve (1993)
• Marrëveshja për Njohjen Reciproke të Patentave (1994)
• Marrëveshja për Transportin Detar- Ajror (1994)
• Marrëveshja për Shërbimet Rrugore dhe Ajrore (1994)
• Marrëveshja për Bashkëpunimin Kulturor (1994)
• Traktati i Miqësisë dhe Bashkëpunimit (1995)
• Marrëveshja në fushën e Financave (1995)
• Marrëveshja për Bashkëpunimin Ushtarak (1995)
• Memorandumi i Bashkëpunimit midis Ministrive të Arsimit (1995)
• Protokolli i Mirëkuptimit midis Ministrive të Brendshme (1997)
• Marrëveshja për Punësimin Sezonal (1997)
• Protokolli i Mirëkuptimit dhe Bashkëpunimit për vitet 1998-1999 (1997)
• Marrëveshja për Programin e Ri të Kooperimit 1998-2000 (1998)
• Marrëveshja në fushën e Sigurisë dhe të Mbrojtjes (1998)
• Protokolli i Marrëveshjes për riorganizimin e Forcave të Policisë shqiptare dhe të Bashkëpunimit midis dy vendeve në luftë kundër krimit të organizuar (1998)
• Memorandumi i Mirekuptimit midis dy Ministrive te Arsimit. (1998)
• Protokolli i Marrëveshjes në fushën e Shëndetsisë (1999)
• Marrëveshja per heqjen e Taksimit te Dyfishte (1999).
• Marrëveshja midis Arkivave të Shqipërisë dhe Italisë (2000).
• Memorandumi i Mirëkuptimit midis dy Ministrive të Drejtësisë (2002)
• Memorandumi i Mirëkuptimit për Funksionimin e Seksioneve Shkollore Dygjëhuhëshe Italo - Shqiptare (2002)
• Protokolli i Bashkëpunimit për Zhvillim 3-vjeçar 2002-2004 midis Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Italiane (2002)
• Marrëveshja e Bashkëprodhimit në fushën e Kinematografisë (2004)
• Marrëveshja në mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Italiane për Bashkëpunim ne Fushën e Turizmit ( 2004)
• Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë për programin menaxhimi i mbetjeve të Tiranë, Nënshkruar në Tiranë, datë 26.03.2004
• Marrëveshja ndermjet Konferences se rektoreve te Universiteteve Italine dhe Konferences se Rektoreve te Universiteteve shqiptare, nenshkruar me 4 dhjetor 2004
• Marrëveshje ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes (2004)
• Memorandum mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë së Mjedisit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Territorit të Republikës së Italisë mbi bashkëpunimin në fushën e mekanizmit për zhvillimi e pastër sipas nenit 12 të Protokollit të Kiotos", nënshkruar në Tiranë, më 31.05.2005, hyn në fuqi më 31.05.2005
• Programi ekzekutiv per bashkepunimin shkencor dhe teknologjik ndermjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Italiane, nenshkruar me 21 qershor 2005
• Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë për realizimin e "Programit për ristrukturimin dhe fuqizimin e sistemit elektrik shqiptar për integrimin në sistemin e Ballkanit: Fuqizimi i aftësive të transmetimit dhe përmirësimit të kontrollit", nënshkruar më 10 korrik 2006
• Marrëveshja financiare ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Artigiancassa S.P.A. Për programin e zhvillimit të sektorit privat, nëpërmjet mbështetjes së SME-ve, nënshkruar më 24 shkurt 2006, ratifikuar me ligjin nr.9528, datë 11.5.2006;
• 16 tetor 2007 - Me 449 vota në favor, vetëm 5 abstenime, asnjë votë kunder (454 deputet të pranishëm), ratifikohet MSA mes BE dhe Shqipërisë në Dhomën e Deputetëve; • 12 dhjetor 2007 - Me datë 12 dhjetor 2007 u votua në Seancë plenare në Senatin italian dekreti nr.1855, lidhur me "Ratifikimin dhe zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizimit dhe Asocimit mes Komunitetit Evropian dhe Vendeve anëtare, nga njëra anë, dhe Republikës së Shqipërisë, nga ana tjetër, i nënshkruar në Luksemburg, me 12 qershor 2006", i votuar nga Dhoma e Deputetëve. Votimi final kaloi me unanimitet të plotë, pa asnjë abstenim dhe pa asnjë votë kundra. I pranishëm në votimin përfundimtar në seancë plenare në sallën e Senatit ishte dhe Ambasadori Llesh Kola. Në këtë mënyrë Parlamenti italian ratifikon përfundimisht, në të dy Dhomat, Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, duke dëshmuar edhe një herë vullnetin e Italisë për të mbështetur Shqipërinë në procesin e saj të integrimit evropian.
• Gjatë viti 2007 janë nënshkruar me Italinë Marrëveshjet:
- e Bashkëpunimi Policor;
- në Fushën e Energjisë - Memorandumin e Mirëkuptimit midis Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës së Republikës së Shqipërisë dhe kompanisë "ENEL" (2 dhjetor 2007;
- midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Italisë, si shtesë e Konventës Europiane për Ekstradimin e 13 dhjetorit 1957 dhe Konventës Europiane për Ndihmën Juridike për Çështjet Penale e 20 Prillit 1959 (2 dhjetor 2007);
- Programi i tretë ekzekutiv i Marrëveshjes së Bashkëpunimit Shkencor dhe Teknologjik midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Italiane, për vitet 2008-2010 (2 dhjetor 2007);
• Marrëveshja për financimin prej 25 milionë euro të një projekti në mbështetje të sipërmarrjeve të mesme e të vogla, në kuadër të programit të Kooperacionit për Zhvillim të Ministrisë së Punëve të Jashtme italiane, 27.10.2008;
• Marrëveshja për konvertimin dhe njohjen reciproke të patentave, 27.10.2008 (ratifikuar dhe hyrë në fuqi më 15.08.2009);
• Më 19 dhjetor 2008, falë kontakteve dhe nxitjes nga ana jonë, Dhoma e Deputetëve aprovon projektligjin për ratifikimin dhe zbatimin e Protokollit të pranimit në Traktatin e Atlantikut të Veriut të Republikës së Shqipërisë dhe të Republikës së Kroacisë. , duke e kaluar atë për diskutim në Senat, i cili e aprovoi atë përfundimisht në seancën e datës 22 dhjetor;
• Marrëveshja dypalëshe në fushën e Punës si dhe Protokolli Zbatues (firmosur më 3 dhjetor 2008, ratifikuar në korrik 2009);
• Marrëveshja Kuadër për Bashkëpunimin për Zhvillim (firmosur më 3 dhjetor 2008, ratifikuar në korrik 2009);
• Marrëveshja për integrimin e sistemeve të prodhimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike dhe të gazit natyror (mars 2009);
• Marrëveshje Bashkëpunimi mes Provincës së Akuilas dhe qytetit të Shkodrës (27 mars 2009). Marrëveshja parashikon mbështetjen administrative dhe koordinimin e shërbimeve të informatizuara, mbështetjen e zhvillimit në fushën e industrisë, tregtisë, kulturës, artit, turizmit etj.;
• Marrëveshja e Bashkëpunimit mes Postave shqiptare dhe Postave italiane ( shtator 2009);
• Deklarate e përbashkët për krijimin e një Forumi ekonomik italo-shqiptar, një strukturë e përhershme e cila do të mbështesë proçeset e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet sipërmarrjeve italiane dhe shqiptare, duke favorizuar tregjet e të dy vendeve në lidhje me tregtinë dhe investimet (tetor 2009);
• Në datën 15 janar 2010, Drejtorja e Institutit Shqiptar të Sigurimeve Shoqërore dhe Presidenti i Pattronatit ACLI nënshkroi, në Romë, një Protokoll Mirëkuptimi mes ISSH-së dhe Patronatit ACLI. Ky protokoll parashikon bashkëpunimin ndërmjet këtyre dy strukturave në lidhje me asistencën që Patronati ACLI mund t’i ofrojë punëtorëve shqiptarë në Itali. Ata mund të marrin nga ACLI informacion në lidhje me sigurimet shoqërore të derdhura gjatë viteve të punës në Itali si edhe të informohen në rast se dëshirojnë të derdhin të Shqipëri sigurimet për vitet pambuluara;
• Deklarata e Perbashket e dy Qeverive per Partneritet Strategjik, 12 shkurt 2010;
• Protokolli i ri i Kooperacionit per Zhvillim, 12 prill 2010;
• Protokolli Zbatues i Marrëveshjes Kuadër të bashkëpunimit kulturor dhe shkencor ndërmjet Universitetit Roma 3 dhe Universitetit "Pavarësia" së Vlorës, 28 prill 2010;
• Deklaratë e përbashkët midis Shqipërisë dhe Italisë mbi Expo Milan 2015 e nënshkruar nga Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës dhe Kryetarja e Bashkisë së Milanos. Kjo deklaratë u nënshkrua nga Shqipëria dhe Italia si dy vende anëtare të kryesisë ndërkombëtare të ekspozitave në kuadër të kësaj ngjarjeje të rëndësishme. Argumenti i propozuar për Ekspo Milano 2015 është: "Të ushqesh planetin energji për jetën";Marrveshja e bashkëpunimit kulturor, shkencor dhe teknologjik ndërmjet Universitetit të Modenas dhe Rexho Emilia dhe Universitetit të Tiranës, më 21 qershor 2010;
• Marrëveshje bashkëpunimi mes Ministrisë sonë të Shëndetësisë dhe Rajonit të Toskanës në fushën e shëndetësisë;
• Protokoll Mirëkuptimi ndërmjet Universitetit IUAV të Venecias dhe Universitetit "Pavarësia" të Vlorës, 14 korrik 2010;
• Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit në fushën e përfaqësimit diplomatik dhe mbrojtjes konsullore ndërmjet ministrisë së punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës italiane, 10 janar 2011;
• Nënshkruhet memorandum mirëkuptimi për seksionet dygjuhëshe shqiptaro-italiane, që funksionojnë në disa shkolla të mesme të vendit, si në Tiranë, Korçë, dhe Shkodër, 14 janar 2011;
• Marrëveshje për pjesëmarrjen në Fondin Shqiptar të Garancisë në kuadër të Programit të Zhvillimit të Sipëmarrjeve të Mesme dhe të Vogla, mbështetur nga Kooperacioni italian për Zhvillim, 26 prill 2011;
• Hyn në fuqi ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë Konventa Ndërkombëtare e Hagës për Heqjen e Leglizimit të Dokumentave të Huaja, 26 maj 2011;
• Nënshkruhet memorandum i “Mirëkuptimit për zbatimin e marrëveshjes për Migracionin e Punës” ndërmjet Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta shqiptare dhe Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale italiane, Romë, 19 korrik;
• Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit mes Ministrisë së Shëndetësisë shqiptare dhe Institutit Superior të Shëndetit në Romë dhe Ministrisë Italiane të Shëndetësisë, Romë, 26 korrik 2011;
• Nënshkruhet marrëveshja që mundëson përdorimin nga ana e Shqipërisë së një pjese të borxhit (deri në 20 milionë euro) që i ka Italisë për realizimin e projekteve për zhvillim në fushat e arsimit, shëndetit dhe të gjenerimit të punësimit, Tiranë, 24 gusht 2011;