Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Romë po ndjek nga afër situatën e aksidentit të automjetit, ku udhëtonin turistë shqiptarë në Katania, Siçili.
Për çdo nevojë, jemi në gatishmëri të plotë për t'iu përgjigjur kërkesave dhe nevojave eventuale të shtetasve tanë, në numrin e kontaktit: +39 344 4951075.