Romë, Kryeministri Rama takon Kryeministren e Italisë Giorgia Meloni

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një vizitë zyrtare, në Itali, ku u mikprit në takim nga Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, në zyrën e saj, në Palazzo Chigi, Romë.

 

Pas takimit mes tyre, Kryeministri Rama dhe Kryeministrja e Italisë Meloni dhanë një deklaratë për shtyp dhe më pas u nënshkrua Protokolli i bashkëpunimit, midis qeverisë së Republikës italiane dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për fuqizimin e bashkëpunimit për çështjen e emigracionit.

 

Së bashku me Kryeministrin Rama në këtë vizitë ishin edhe disa prej ministrave të kabinetit qeveritar.

 

* * *

 

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni: Një marrëveshje që pasuron miqësinë midis Shqipërisë dhe Italisë, midis kombeve tona dhe është një partneritet strategjik dhe që zhvillohet nëpërmjet natyrisht marrëdhënieve tregtare që janë të shkëlqyera.

 

Italia është një partner i parë në shkëmbimet midis dy vendeve dhe ka një përqindje shumë të lartë të prodhimit të brendshëm bruto, por gjithashtu edhe komuniteteve tona. Kemi marrëdhënie shumë të shkëlqyera, të larta, të forta midis komuniteteve tona dhe që finalizon edhe në bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar dhe kemi pjesëtarë, anëtarë të shoqërisë tonë që janë të pranishëm në Itali dhe ky bashkëpunim bëhet akoma më i frytshëm në bashkëpunimin që kemi.  Dhe një muaj më parë në një takim që kemi bërë, kemi pasur edhe iniciativa në lidhje ndërmarrjen e hapave të përbashkëta, sa i përket migrimit.

 

Sepse sidomos fenomeni nuk përballohet vetëm dhe kemi qenë në këtë ekuacion midis trajtimit brenda BE dhe jashtë BE. Dhe gjeja më e mirë për t’u bërë ka qenë pikërisht ky forcim i bashkëpunimit dhe kemi punuar së bashku për të përforcuar këtë marrëveshje dhe këtë bashkëpunim, i cili fikson tre objektiva: luftën kundër trafikut të paligjshëm dhe jo vetëm pritjes të refugjatëve për ata që kanë rekuizitën dhe Shqipëria do të japë mbështetjen e saj për të përdorur disa zona të vendit të Shqipërisë dhe Italia mund të operojë sipas dhe pjesës ekonomike me financat e Italisë për të bërë këtë lloj seleksionimi.

 

Dhe refugjatët, ata që kërkojnë azil do të mbeten në këto territore dhe do të seleksionohen midis atyre që kanë të drejtë dhe jo. Si për numër popullsie refugjatesh kemi një kapiencë 3000 persona sipas një regjimi të caktuar. Flasim nëpërmjet flukseve dhe ky fluks në vit mund të arrijë deri në 36 mijë persona dhe që mund të alternohet si më pak ose më shumë dhe kjo marrëveshje nuk përfshin të miturit, gratë shtatëzanë dhe grupet e tjera vulnerabël. Juridiksioni i këtyre qendrave do të jetë italiane. Në portin e Shëngjinit, Italia do të angazhohet me procedurat e zbarkimit dhe të seleksionimit, do të realizohet një qendër e pritjes dhe të screening dhe do të ketë një strukturë tjetër që janë në vazhdimësi të kësaj strukturës së parë  të parë të screening. Pastaj pjesa shqiptare do të merret me gatishmërinë e observimit dhe ky protokoll që firmosim sot ka një kornizë politike dhe juridike të bashkëpunimit tonë.

 

Pastaj marrëveshje të tjera do të ndjekin më pas. Në lidhje me këtë lloj bashkëpunimi, kemi qellim që të jetë operative në pranverën e ardhshme.

 

Dua të them gjithashtu që jam shumë e kënaqur me punën që kemi bërë me kryeministrin shqiptar Edi Rama, mikun tim. Dhe falënderoj të gjithë ministrat këtu të pranishëm gjithashtu dhe ambasadën, gjithashtu dhe ministrin e jashtëm Tajani dhe konsideroj këtë një marrëveshje me një frymëmarrje të gjerë europiane. Dëshiroj të them që kjo marrëveshje tregon se mund të bashkëpunohet në frontin e menaxhimit të flukseve të refugjatëve si duhet dhe duhet të bashkëpunojmë me një frymë europiane. Dhe kjo do të thotë që Shqipëria, jo vetëm që konfirmohet një mike e Italisë, por edhe e BE. Edhe pse nuk është formalisht pjesë e BE, por është kandidate për hyrjen në BE, sillet, ka një qasje sikur të jetë tashmë një vend i BE.

 

Një prej arsyeve pse unë jam shumë krenare wshtw sepse Italia është një nga protagonistët kryesore të mbështetjes të Shqipërisë për hyrjen në BE.

 

Dhe nuk dua ta përshkruaj si zgjerim, por si një rikualifikim.

 

Besoj që Ballkani Perëndimor është një vend europian dhe qysh nga fillimi e kemi mbështetur këtë ribashkim të Europës dhe kjo marrëveshje që kemi bërë sot është shumë e rëndësishme, por është dhe një marrëveshje inovative sepse mbi bazën e këtij bashkëpunimi mund të lindin edhe iniciativa të tjera dhe do ta bëjmë në mënyrën më të qartë dhe më të bukur, si një model për të ndjekur mënyra dhe modalitete të tjera të bashkëpunimit.

 

Përshëndes Kryeministrin Edi Rama, Shqipërinë dhe kjo mund të jetë një faqe e re e një bashkëpunimi strategjik dhe një miqësi shumë e lumtur.

 

Kryeministri Edi Rama: Shqipëria nuk është një vend BE, por është E. Ne jemi në Europë, jemi një shtet evropian, por na mungon U-ja përpara por ndërkohë kjo nuk na pengon për të qenë dhe për të parë botën si europianë. Më pas dhe një gjë tjetër që dua të nënvizoj qysh nga fillimi, ne nuk do të bënim këtë marrëveshje me asnjë vend tjetër apo shtet të BE-së , me gjithë respektin sepse ka një ndryshim diferencë të madhe, me një ndryshim historik-kulturor dhe gjithashtu emocional që lidh Shqipërinë me Italinë dhe shqiptarët me italianët.

 

Unë nuk besoj që ne nuk do të jemi në gjendje që në vitet që do të vijnë, për të parashikuar dhe vetë ne këtu që mund të kemi përpara, të paguajmë atë borxhin që kemi drejt Italisë, popullit italian dhe institucioneve italiane për atë që kanë bërë për ne nga dita e parë që kemi arritur në brigjet në këtë anë të bregut të detit për të gjetur mbështetje dhe për të pasur një jetë më të mirë.

 

Gjithsesi, sikurse kam thënë në raste të tjera, nëse Italia thërret, Shqipëria përgjigjet. Nuk mund dhe nuk dua të gjykoj në meritën politike në lidhje me vendimet, por neve na takon të përgjigjemi gjithmonë të pranishëm kur mund të gjendemi për të ndihmuar, për të dhënë një ndihmesë dhe në këtë rast, do të thotë për të ndihmuar dhe për të menaxhuar me pak fare për te menaxhuar një situatë, për një situatë që është e vështirë për Italinë dhe e vërteta është që gjeografia, është kthyer në atë që quhet mallkimi për Italinë sepse kur hyhet në Itali zëre se ke hyrë ne Europë dhe në BE, por kur bëhet fjalë për të menaxhuar këtë hyrje si BE ne e dimë shumë mirë se si zhvillohen gjërat dhe mbi këtë sigurisht, ne nuk kemi forcën dhe kapacitetin për të qenë zgjidhja, por mendoj që kemi detyrën, angazhimin, obligimin dhe një kapacitet për të dhënë një ndihmë.

 

Atëherë ky protokoll bashkëpunimi është një produkt si të thuash, i një diskutimi të gjatë për të bërë mirë. Nuk është një rrugëzgjidhje për diçka që ne bëjmë sepse duhet ta bëjmë me të gjitha kostot, por besojmë në këtë. Shqipëria ka një histori të mikpritjes, Shqipëria është i vetmi vend europian ku kanë qenë më shumë hebrenj gjatë Luftës së Dytë Botërore. Shqipëria është një vend ku mijëra italianë pas kapitullimit të Italisë në Luftën e Dytë Botërore kanë gjetur mbrojtje nga shqiptarët dhe nuk janë lënë nën rrymën ose atë që quhet në mëshirën e fatit kundër gjermanëve.

 

Gjithashtu kemi dhënë ndihmëse të gjithë atyre popullsive dhe popullsisë kundër spastrimit etnik të Milosheviçit, pastaj Shqipërua u ka dhënë strehim mijëra vajzave, grave afgane brenda si të thuash, pjesës tonë të aleancës strategjike brenda NATO-s dhe kjo është një tregues tjetër. Të gjithë ata që kanë besuar në botën e re dhe që e bënin për ata, nuk mund t’i linim në duart e atyre vrasësve apo të sovranëve të Afganistanit.

 

Besoj se shkoi në mënyrë të shkëlqyer shumë mirë, sepse ato familje janë tashmë të shpëtuara dhe kjo është një shembull sepse kemi krijuar kushtet për t’i trajtuar, si për shembull, marrjen e të dhënave të tyre dhe adaptimin e tyre në lidhje me kërkesat, me statusin e tyre për t’i dërguar në vende të tjera.

 

Së fundmi, jo për rëndësinë, kemi dhënë mundësinë për të mbijetuar pothuajse mijëra iranianëve dhe kështu si po them, nuk mund t’i zgjidhim problemet, por mund të japim një ndihmesë dhe besoj se nuk mund të ekzistojë koncepti, ja të shikojmë edhe nga krahu tjetër, të kthehemi dhe nga ana tjetër, ja do të shikojmë ndonjë zgjidhje, por besoj se një herë që jemi anëtarë të Bashkimit Europian, mund të shikojmë dhe të rendisim të gjitha këto karakteristika tona në ecurinë tonë dhe kolegët tanë në këtë bashkëpunim, është një marrëveshje NATO.

 

NATO pikërisht kur kryeministrja Giorgia Meloni mendonte se do të bënte pushimet domethënë të gjitha arritjet, ose të gjitha flukset që kapën ose prekën Italinë, nuk e lanë të lirë që të shijonte pushimet e saj. Jam i hapur nëse ka pyetje apo jo, por jam i hapur pastaj nëse s’ka, të firmosim.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Via Asmara nr.5 - 00199
Romë - Itali

Tel / Fax

Tel: 00 39 06/86224110
Fax: 00 39 06/86224120
Zyra Konsullore
Tel: +39 06/86224115
Nr. i emergjences:+39 344 495 1075

E-MAIL

embassy.rome@mfa.gov.al konsullore.rome@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00

Orari zyrtar për
Zyrën Konsullore
09.00 - 17.00