Takim dypalësh mes Ministrave të Brendshëm Xhafaj dhe Minniti

Ministri i Brendshëm i Republikës së Shqipërisë, Fatmir Xhafaj, u takua me Ministrin e Brendshëm të Italisë, Marco Minniti, në Viminale.
Në qendër të takimit bashkëpunimi në fushat e sigurisë dhe luftës kundër terrorizmit, menaxhimi i kufinjve dhe emigracioni.
Të dy ministrat ranë dakord të intensifikojnë bashkëpunimin operacional dhe hetimor midis forcave të policisë, me kurse trajnimi të posaçme, për të frenuar fenomenet kriminale kombëtare dhe transnacionale, duke përforcuar shkëmbimin e informacioneve edhe për luftën kundër trafikimit të lendëve narkotike.
Ministri Fatmir Xhafaj u shoqërua nga Ambasadorja Anila Bitri.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Via Asmara nr.5 - 00199
Romë - Itali

Tel / Fax

Tel: 00 39 06/86224110
Fax: 00 39 06/86224120
Zyra Konsullore
Tel: +39 06/86224115
Nr. i emergjences:+39 344 495 1075

E-MAIL

embassy.rome@mfa.gov.al konsullore.rome@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00

Orari zyrtar për
Zyrën Konsullore
09.00 - 17.00