Me datë 13 qershor 2024, studentë të Shkollës Rajonale të Administratës Publike të Ballkanit Perëndimor (ReSPA), zhvilluan një vizitë në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Romë, ku u pritën nga i deleguari i Ambasadores, diplomati Françesk Fusha.
Me Koordinatorin e ReSPA, Gentian Xhaxhiu, dhe grupin nëpunësve publikë nga Ballkani Perëndimor nga ministritë përgjegjëse për Integrimin Evropian dhe Dixhitalizimin në Bosnje Hercegovinë, Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni e Veriut dhe Serbi, u zhvillua një prezantimi me fokus tek integrimi evropian e BP, bashkëpunimi dhe stabiliteti rajonal, si dhe marrëdhëniet dypalëshe Shqipëri-Itali.