Vizita zyrtare e Kryeministrit Rama në Itali

Kryeministri Edi Rama, më 17 nëntor 2021, zhvilloi vizitën e tij zyrtare në Romë, me ftesë të Kryeministrit italian Mario Draghi.
Gjatë bisedimeve zyrtare, dy kryeministrat vunë theksin në forcimin dhe thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve tona.
Gjithashtu, Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u takua me Kryetarin e Bashkisë së Romës, Roberto Gualtieri, ku ndanë ide mbi iniciativa të përbashkëta.
Kryeministri Edi Rama, kryesoi delegacionin shqiptar të përbërë nga Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro Furxhi në Takimin e nivelit politik të Komisionit të Përbashkët dhe të Përhershëm për Çështje Ekonomike dhe Sociale. Në përfundim të takimit, Kryeministri Rama zhvilloi një takim dypalësh me Ministrin e Jashtëm italian, Luigi Di Maio, i cili kryesoi delegacionin italian në punimet e Komisionit në fjalë, ku morën pjesë Ministri i Infrastrukturës dhe Transporteve, Enrico Giovannini dhe Ministri i Tranzicionit Ekologjik, Roberto Cingolani.
Në këtë vizitë, Kryeministri shoqërohej nga Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, të cilët zhvilluan gjithashtu takime dypalëshe me homologët e tyre italianë.
Solidariteti dhe rezilienca për të intensifikuar marrëdhëniet tona në çdo hapsirë të re!

Adresa

Ambasada Shqiptare
Via Asmara nr.5 - 00199
Romë - Itali

Tel / Fax

Tel: 00 39 06/86224110
Fax: 00 39 06/86224120
Zyra Konsullore
Tel: +39 06/86224115
Nr. i emergjences:+39 344 495 1075

E-MAIL

embassy.rome@mfa.gov.al konsullore.rome@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00

Orari zyrtar për
Zyrën Konsullore
09.00 - 17.00