author@albanianmefa Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, në X:
Sot fola me Ministrin e Jashtëm të Kuvajtit, SH.T. Sheikh Jarrah Jaber Al-Ahmad Al-Sabah.
#Shqipëria dënon fuqimisht sulmet e Iranit kundër #Kuvajtit, të cilat përbëjnë një shkelje të qartë të së drejtës ndërkombëtare, një shkelje të sovranitetit të Kuvajtit dhe paraqesin kërcënime serioze për sigurinë e popullit të tij, ekonominë e vendit dhe për paqen rajonale dhe globale. Shqipëria qëndron në solidaritet të plotë me Kuvajtin kundër çdo veprimi destabilizues.
Riporova mbështetjen tonë të palëkundur për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kuvajtit – një parim thelbësor i politikës së jashtme të Shqipërisë.
Gjithashtu konfirmova se Shqipëria do të bashkësponsorizojë projekt-rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së të qarkulluar nga Shtetet Anëtare të GCC-së që dënon sulmet e Iranit kundër Bahreinit, Kuvajtit, Omanit, Katarit, Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Jordanisë, dhe bën thirrje për ndërprerjen e tyre të menjëhershme.
Shpreha mirënjohjen tonë ndaj autoriteteve kuvajtiane për kujdesin dhe mbështetjen e jashtëzakonshme që u kanë ofruar qytetarëve #shqiptarë në Kuvajt gjatë këtyre kohërave të vështira dhe sfiduese.


