Takim me Asistent Minister për Kabinetin e Zv/Kryeministrit dhe Ministër i Punëve të Jashtme të Kuvajtit Amb.Sheikh Ahmed Naser M.Al-Ahmad Al-Sabah

Më datë 13 nëntor 2018, me kërkesën e tij, Ambasadori Saimir Bala u prit në një takim nga Asistent Minister për Kabinetin e Zv/Kryeministrit dhe Ministër i Punëve të Jashtme të Kuvajtit Amb.Sheikh Ahmed Naser M.Al-Ahmad Al-Sabah. Qëllimi i takimit kishte të bënte me shkëmbime mendimesh rreth marrëdhënieve dypalëshe.
 
Asistent Ministri Al-Sabah, ndër të tjera, tha se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve janë të shkëlqyera. Marrëdhëniet me Shqipërinë mike, vijoi ai ne i konsiderojmë të një rëndësie të veçantë. Kemi një bashkëpunimin dhe mirkuptim me palën shqiptare në të gjitha fushat. Në kuadër të vizitave të ndërsjella, ai tha se përsa i përket vizitës zyrtare të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, SH.T.Z Ilir Meta do ju njoftojmë lidhur me datat në ditët në vijim. Ndërkohë, ai nënvizoi se duke shpresuar në mirkuptimin e palës shqiptare u bë kohë që nuk kemi vizita të nivelit të lartë nga ana jonë në Shqipëri, gjë e cila ka ndodhur për shkak të axhendës së ngjeshur si rezultat i situatave më të fundit në rajon. Edhe në kuadër të 50 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike po shohim mundësinë e realizimit të një vizite të nivelit të lartë. Një gjë e tillë do i shërbejë edhe përgatitjes për mbajtjen e Sesionit të parë të Komisionit të Përbashkët Ekonomik Ndërqeveritar ndërmjet dy vendeve. Në fund,  u shpreh se tashmë ekzistojnë të gjitha mundësitë për të ngritur në një nivel edhe më të lartë bashkëpunimin dypalësh, në veçanti në fushën ekonomike.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Salam Area, Block 7 Street 717
Villa 4, P.O.Box. 3090
Safat-13031, Shteti i Kuvajtit

Tel / Fax

Tel: +965 2524 0627
Fax: +965 2524 0628
Nr. i emergjences: +96594048219

E-MAIL


embassy.kuwait@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E enjte
08:00 - 16:00